Arkiva e lajmeve
                   

GJUHA E KALTËR KA MBYLLUR TREGJET E KAFSHËVE NË JUGUN E SERBISË

24. tetor 2014.

Beograd – Ispekcioni Republikan i Veterinarisë ka urdhëroi mbylljen e tregjeve të kafshëve në Vranjë, Bosilegrad, Tërgovisht dhe Vlladiniçin Han, përshkak të lajmërimit të infeksionit virusal të kafshëve “gjuha e kaltër”.

Në këto komuna janë paraqitur qindra dele, dhi dhe lopë të infektuara nga “gjuha e kaltër”, ndërsa rreth 40 kafshë kanë ngordhur, ka deklaruar Dejan Triçkoviq, ndihmës drejtor i Stacionit Veterinarik të Vranjës.

Në Preshevë, Bujanoc dhe Surdulicë nuk kemi pasur deri më tani raste të paraqitjes së „gjuhës së kaltër“, ndërsa pres që sëmudja të filloj të largohet sepse kushtet atmosferike nuk i’u mundëson mushkonjave të bartin sëmundjen“, tha Triçkoviq.

Ai deklaroi se sëmundja “gjuha e kaltër”, nuk bartet nga kafshët tek njerëzit dhe se për njerëzit nuk është e rezikshme, mirëpo sjell dëme të mësha blegëtorëve. Numri i kafshëve të sëmura nga “gjuha e kaltër”, sipas fjalëve të Triçkoviqit është më i madh se sa tregojnë të dhënurat zyrtare.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues