Arkiva e lajmeve
                   

GJITHNJË MË DRAMATIKE PËR SHKAK TË FTOHTIT SIBERIJAN

7. shkurt 2012.

Anëtarët sektorit për situata të jashtzakonshme kanë shpëtuar dje  Bozhidar Nikoliq nga fshati Megjedonc në komunën e Medvegjës, që ishte 1 muaj i bllokuar nga bora dhe ndarë krejtësisht nga bota, shtatë ditë e fundit  ka mbetur pa ushqim dhe ilaçe.Duke depërtuar disa orë përmes pengesave, paketa me ushqim dhe ilaçe i sollën atij zjarrfikësit nga komuna e Medvegjes.


Përvec mungesës së ushqimeve dhe barnave banorët  e bllokuar nga dëbora në fshatrat malore, kanë problemin se si për të ushqyer bagëtinë dhe për të siguruar ujë, sepse  burimet janë të ngrira. Ata që kanë një numër më të madh të deleve dhe të lopëve  në kazane po e shkriejn borën dhe me të po I japin ujë bagëtive.

Zjarrfikësit e departamentit të Medvegjës thojnë se prioriteti i tyre është për të furnizuar me ushqim dhe ilaçe familjet e moshuara përgjatë vijës administrative me Kosovën.

Kemi plotësisht lagje  dhe familje të bllokuara nga dëbora një muaj, që janë të vështira për të arritur në këmbë me veshje të plotë. Ne kemi një plan për çdo ditë të dorëzojëm  ushqim të konservuar për ata që janë më të rrezikuar, këto janë kryesisht të sëmurit dhe  të moshuarit, por ka edhe familje me fëmijë të vegjël , tha komandanti i departamentit të zjarrëfiksëve në Medvegjës Rajko Milosheviq

Sipas sektorit për situata të jashtzakonshme , në rrethin e Jabllanicës më të rrezikuara  janë 70 familje në fshatrat malore Medvegjës,Crna Trav dhe Leskovcit.

Në dy-tre ditët e ardhshme, përveç duke u angazhuar në makineri shtesë, ne nuk do të presim të depërtojn rrugët  për ata që janë më të rrezikuar, por nëse është e nevojshme në këmbë  do t’I dorzojm ushqimin. Është e rëndësishme të dimë saktësisht se ku janë njerwzit e rrezikuar dhe ne jemi të gatshëm për të punuar 24 orë. Tani prioriteti ynë është pastrimi i rrugës sw fshatit Ravni dell  dhe shpresoj që këta njerëz pas 40 ditësh  të shpëtojn prej fshatit të bllokuar nga dëbora ,tha Marijanoviq.