Arkiva e lajmeve
                   

„GJITHËÇKA PËR NJERIUN E THJESHTË“

3. korrik 2014.

ZORAN STANKOVIQ, KRYETAR I TRUPIT KOORDINUES – DEKLARATË PËR VEÇERNJE NOVOSTI

Për 14 vite egzistim të Trupit Koordinues për komunat Preshevw, Bujanoc dhe Medvegjë, shteti për infrastrukturën e këtyreve komunave multietnike ka investuar më shumë se 70 milion euro. Me ndërmjetësimin e donatorëve të huaj për zhvillimin e këtyre komunave janë investuar edhe 35 milion euro të tjera, ndërsa edhe këtë vit përmes këtij trupi ka siguruar 246 milion dinarë çka e ka rritur për nëntë përqind në krahasim nga viti i kaluar, ka deklaruar Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues.

Stankoviq, përveç kësaj nuk mohon egzistimin e problemeve politike, mirërpo shton se ato pyetje do të zgjidhet nga shtatori – përmes kërkesave të shqiptarëve të cilat janë të paraqitura në shtatë pika.

Politika shtetërore të cilën e zbatojmë pikë sëpari është e drejtuar në përmirësimin e situatës ekonomike. Në kontaktet e përditshme me qeverisjet lokale definojmë problemet dhe i zgjidhim ato gradualisht – thotë Stankoviq dhe si veprimtari më të rëndësishme për qëllim të përmirësimit të standartit të qytetarëve thekson se është hapja e maternitetit në Preshevë, fillimi i punës së fakultetit të Suboticës në Bujanoc, dhënia e bursave për 250 nxënës të shkollave të mesme dhe për 40 studentë.

ТЕМА

KËRKESAT  e liderëve shqiptar për heqjen e Zoran Stankoviqit, për shkak  „të mungesës së ndikimit politik”, mësojmë se ishin temat dhe bisedat e dy deputetëve Shaip Kamberit dhe Riza Halimit – me Aleksandër Vuçiqin, në prag të formimit të qeverisë. Megjithatë, Stankoviq pwr kwte nuk dwshiron tw flasw përshkak të arsyeve profesionale…

Burimi: Veçernje Novosti