Arkiva e lajmeve
                   

GJIMNAZISTËT E BUJANOCIT SHËNUAN DITËN NDËRKOMBËTARE TË PAQËS

22. shtator 2021.

Bujanoc - Beograd - Në kuadër të projektit "Qyteti ynë, shkollat ​​tona" të cilin Trupi koordinues e zbaton me sukses për katër vjet në partneritet me Grupin 484, me mbështetjen e fondacionit të fëmijëve Pestaloci, Ministrisë së arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik, komunës së Bujanocit  si dhe me 11 partnerë të shkollave në komunën e Bujanocit,  me aktivitetet e  përbashkëta të nxënësve të shkollave të mesme "Sveti Sava" dhe "Sezai Suroi" në Bujanoc dje u shënua  dita Ndërkombëtare e paqës.

Nxënësit e shkollave të mesme, me iniciativën e tyre, ideuan një aksion me një mesazh paqeje që u dërguan bashkëqytetarëve të tyre dhe lëshuan simbolikisht dhjetëra balona të bardhë.

"Me këtë veprim të parlamenteve të shkollave të mesme, ne donim t'u tregonim të gjithë qytetarëve të qytetit tonë, se si i ndryshojmë gjërat për mirë me përpjekje dhe aktivitet të përbashkëta. Ne duam të shoqërohemi pa stereotipe dhe paragjykime," tha Bogdan Matiq, president i Parlamenti të nxënësëve i SM "Sveti Sava". Porosit që mund të dëgjoheshin gjatë festimit janë:

 “Ne duam të shoqërohemi pa stereotipe dhe paragjykime për njëri -tjetrin. Ne gjithashtu u kemi dërguar një mesazh atyre që po na shkatërrojnë qetësin ton, që ata të mos e bëjnë këtë. Ne duam të bashkëpunojmë sa më shumë në të ardhmen dhe të punojmë së bashku! "

Aktivitetet u realizuan nga nxënësite e parlamenteve me mbështetjen e arsimtarëve Bukurije Borici dhe Jelena Rangjeloviq nga gjimnazi "Sezai Suroi" dhe Aleksandra Bojkoviq nga gjimnazi "Sveti Sava".

Burimi:Trupi koordinues