Arkiva e lajmeve
                   

„GJENERATAT E REJA TË TË RINJËVE NË SFIDAT E REJA”

24. korrik 2015.

Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë - Iniciativa Akademike “Forum 10“, me ndihmën e Fondit të Shoqërisë së Hapur në Serbi, shpallë ftesë për pjesëmarrje për pjesëtarët të nacionalitetit pakicë shqiptar dhe boshnjak në projektin „Gjeneratat e reja të të rinjëve në sfidat e reja – liderët e pakicave nga Sanxhaku dhe jugu i Serbisë“.

Projekti ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të të rinjëve nga Sanxhaku dhe jugu i Serbisë në marrjen e roleve aktive në proceset shoqërore nga rëndësia e avansimit të të drejtave të njeriut, drejtave të veçanta të pakicave, përmes krijimit të mekanizmave për pjesëmarrjen aktive të tyre në proceset e mendimit kritik, inkurajimit në dialogun dhe propozimin e politikave praktike dhe zgjidhjen e problemeve të cilat cenohen në sferën e ralizimit të të drejtave për pakicat nacionale shqiptare dhe boshnjake në Serbi.

Projekti do të mundësoj edukimin e të rinjëve, të cilët njihen si lider potencial të ardhshëm në bashkësitë e tyre, nga fusha e drejtave të njeriut dhe pakicave dhe eurointegrimeve, si dhe aftësimi i tyre për punimet e tyre të ardhshme hulumtuese dhe publike, si dhe veprimtarive publike.

Projekti përfshin modulin/seminarin tre ditor i cili do të mbahet gjatë shtatorit dhe tetorit në Novi Pazar, Bujanoc dhe Vrajska Banjë. Është paraparë edhe mbajtja e konferencës rajonale “Gjeneratat e reja të të rinjëve në sfidat e reja”.

Burimi: Danas dhe Trupi Koordinues