Arkiva e lajmeve
                   

GJENERATA E TRETË E PRANIMIT TË BURSAVE NGA JUGU I SËRBIS NË BEOGRAD

17. nëntor 2011.

E premte, 18. Nëntor do të bëhet ndarja e bursave gjeneratës së tret nxënësve të shkollës së mësme të cilët i  jep trupi Koordinues Qeverija e Republikës së Sërbis për komunat Preshev, Bujanoc dhe Medvegj. Këtë vit bursa do të marrin 233 nxënës, 27 nxënës më shumë se vitin e kalum. Përparsi kanë pasur nxënësit e shkollës së mësme pa asnje prind ose pa njerin prind, përveq këtyre kritereve shpërndarja është bërë edhe atyre me status sociale dhe suksesin e vitit të kaluar shkollor. Bursa kanë marrë 114 nxënës nga Presheva, 87 nga Bujanoci dhe 32 nga Medvegja. Cdo nxënës do të marrë bursa deri në përfundimin e vitit shkollor nga gjashtë mi (6.000,00) dinarë, në muaj.Trupi Koordinues për herë të tretë shpërndan këtë lloj të bursave të cilat janë për qëllim  të inkurajuar paqë, stabilitet dhe integrim ne komunat e jugut të Sërbis.

Të gjithë pranuesit e bursave tetëmbëdhjetin nëntor do ta kalojn në Beograd. Së pari do ta vizitojn Kuvendin Popullor të Republikës së Sërbis, ku në ceremoni pranimin e kontratave të bursave do tia dorëzoj kryetarja e Kuvendit Popullor Slavica Gjukiq Dejanoviq dhe kryetari i trupit Koordinues, ministri Milan Markoviq.

Pas kësaj, tradicionalisht, nxënësit të shkollave të mesme do të takohen me Presidentin e Sërbis Boris Tadiq.
 
Para kthimit në komunat e veta, për nxenësit e shkollave të mesme që do të marrin bursa trupi Koordinues, administrata e qytetit ka organizuar  një udhtim për ta shikuar Beogradin, për të cilën shumica nga ata  e shohin për herë të parë. Trupi Koordinues Qeverija e Republikës së Sërbis i faliminderohet kryetarit të Sërbis Boris Tadiqit, kryetares së Kuvendit Popullor te Sërbis Slavica Gjukiq Dejanoviqit, dhe kryebashjakut Dragan Gjilasit për mbështetjen e tyre në zbatimin e këtij projekti të rëndesishëm.