Arkiva e lajmeve
                   

GJENEKOLOGËT NUK PARAQITEN NË KONKURS

15. maj 2015.

Preshevë – Edhe përpos asaj që Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar pranimin e dy gjenekologëve dhe dhjetë mamive për nevojat e maternitetit pranë Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, për të cilën përmes Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe donatorëve ndërkombëtar janë ndarë më shumë se 30 milion euro për pajisimin e saj dhe ende është e paqartë se kur do të filloj puna në këtë maternitet.

„Problemi është në atë se jemi detyruar që t`a përsërisim konkursin për pranimin e dy mjekëve të drejtimit gjenekologjik, sepse në konkursin e parë të shpallur nuk është paraqitur asnjë kandidat“, ka thënë zëdhënsi i kryetarit të komunës së Preshevës, mjeku Skender Destani.  

Sipas mendimit të tij, kushtet e konkursit nuk parashohin vetëm pranimin e gjinekologëve të nacionalitetit shqiptar dhe se ky konkursi është i hapur për të gjithë mjekët e këtij drejtimi. Destani thotë se në këtë maternitet do të lindin jo vetëm shqiptaret, por edhe serbet dhe femrat e nacionalitetit rom nga i gjithë territori i komunës së Preshevës „dhe për këtë është aq e çuditshme se nuk ka mjek që janë të interesuar për punë“.

„Pres që deri në fund të muajit që t`i pranojmë dy mjek dhe të fillojmë me punën, sepse për këtë egzistojnë të gjitha standardet në përputhje me normat e Ministrisë së Shëndetësisë, me çka do të zgjidhim njërin ndër problemet, por edhe do t`a kishim lehtësuar departamentin e gjenekologjisë në Spitalin e Përgjitshëm të Vrajës, e cila është 40 kilometra larg nga Presheva“,ka deklaruar Destani.

Burimi: Danas dhe Trupi Koordinues