Arkiva e lajmeve
                   

GJENDJA EKONOMIKE E JUGUT TË SERBISË

23. prill 2014.

Leskoc – Karakteristike për ekonominw e territorit të cilën e mbulon Oda Ekonomike Rajonale e Leskocit (OERL) për rrethin e Jabllanicës dhe Pçinjës është mungesa e kapitalit punues, harxhimet e larta të prodhimit, harxhimet e larta infrastrukturore dhe komunale, shkalla e lartë e papunësisë, si dhe pagat e papaguara dhe të ulta, thotë bashkëpuntorja profesionale në OERL, Natasha Dobriq.

„Gjendja e ekonomisë sonë është shumë e vështirë. Në Republikës e Serbisë 46 komuna cilësohen si të pazhvilluara, ku 10 komuna nga jugu i Serbisë i takojn kwtyre komunave tw pazhvilluara”, ka shtuar ajo.

Prodhimi industrial në vitin 2013, ka shënuar rritje prej 5,6 përqind duke u bazuar nga viti i kaluar. Ky trend i rritjes industriale të prodhimit është vazhduar edhe në vitin 2014 dhe në janar është shënuar rritje për 6,6 përqind. Nga 16 degë industriale të cilat janë prezente në këtë territor, në pesë prej tyre është krijuar rrijte, ndërsa në 10 degë industriale janë krijuar rezultate negative.

Sa i përket shkëmbimit tregtar të jashtëm, në vitin 2013, vlera shkëmbimi tregtar tw jashtëm ka qenë 579 milion dollarë dhe është më e madhe për 15 përqind duke u bazuar në të njejtën periudh në vitin 2012. Edhe në vitin 2012 dhe vitin 2013, është krijuar suficit, edhe atë në vitin 2012 prej 44,9 milion dollarë, ndërsa në vitin 2013, prej 51,8 milion dollarë.

Po nëse i shikojmë zonat me të cilat kompanitë tona marrin pjesë në shkëmbimin tregtar të jashtëm, mund të thuhet se shkëmbimi më i madh krijohet me vendet e EU-së dhe e cila është 67 përqind, me vendet anëtare të CEFTA-ws është 16 përqind dhe me vendet tjera 17 përqind. Vendet më të vlefshme për territorin e jugut të Serbisë në eksport janë Gjermania, Italia, Sllovenija, Bullgaria dhe Maqedonia. 

Sa i përket shkëmbimit tregtar të jashtëm, në janar të vitit 2014, vlera e përgjithshme e shkëmbimit tregtar të jashtëm ka qenë 37,5 milion dollarë, prej të cilës importi 15 milion, ndërsa eksporti 22,5 milion dollarë. Po nësë bëjm krahasimin e rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës, mund të shihet se rrethi i Jabllanicës ka krijuar shkëmbim tregtar më të lartë për 3,3 milion dollarë në krahasim me rrethin e Pçinjës. Eksportuesit më të mëdhenj nga territori i dy këtyre rretheve janë: HK „Simpo”, AD „Vranje”, „Diva Divani” Vranjska Banjë,  „Erlad Srbija” Vllasotincë, „Noke kozhar” DOO Vranjë, „Gurner Srbija” DOO Vllasotincë, „Falke Srbija” Leskoc, „Zdravlje” AD Leskoc, „Jugprom” DOO Leskoc dhe eksporti i tyre ka vlerën e 50 përqindshit të vlerës së përgjithshme të eksportit. Importuesit më të mëdhenj janë: „Erlad Serbia” DOO Vllasotincë, BAT AD Vranje, „Simpo” AD Vranje, „Allfapllam” AD Vranje, „Simpeon” DOO Bujaoc, „Falke Serbia” DOO Leskoc dhe „Nesha Komerc” Vranjë.

Shkalla e investimit në ekonominw e kësaj zone ende nuk është e kënaqshme ashtu që të ketë ndikim të rëndësishëm në interesimin e zhvillimit ekonomik të jugut të Serbisë. Kompanitë nga jugu i Serbisë ende shumë pak i përdoren mjetet kredituese nga bankat tregtare për arsye të kushteve jo të volitshme të cilat pasqyrohen nga normat e larta të interesit, afatet e shkurta të kthimit, pamundësia e sigurimit të garancioneve dhe shumë gjërave të ngjajshme. Nga ana tjetër, numri i madh i kompanive të varfura dhe me shumë broxhe, janë partner të rrezikshëm për bankat tregtare të cilat për këtë arsye janë të rezervuara kur bëhet fjala për dhënien e kreditit.

Në periudhën e kaluar kanë munguar shumë investime të jashtme në ekonominë e kësaj zone, kryesisht në komunat më të pazhvilluara, për arsye të mungesës së lokacioneve komunale infrastrukturore të pajisura për investime të reja. Për këtë arsye si konkluzion i odës ekonomike është se për qëllim të krijimit të mjedisit të favorshëm të biznesit, në numrim më të madh të qeverisjeve lokale nga kjo zonë është e nevojshme përkrahja e Qeverisë së Serbisë përmes sigurimi të mjeteve të caktuara finansiare, kryesisht përmes subvensioneve.

Kur bëhet fjala për koston e jetesës dhe çmimeve të konsumatorëve, duke u bazuar në dhjetor të vitit 2013, mesatarisht janë më të larta për 1,4 përqind, ndërsa rrijta mesatare vjetore e kostos jetësës ka qenë 7,8 përqind në vitin 2013.

Nga të ardhurat e territorit të cilën e mbulon OERL, gjendet ndër më të fundit në Republikë. Të ardhurat mesatare në januar kanë qenë 30 330 dinarë dhe duke u bazuar në Republikën e Serbisë janë më të ulta për 20 përqind. Në rrethin e Jabllanicës të ardhurat neto kanë qenë 30 150 dinarë, ndërsa në të Pçinjës 31 101 dinarë.
 

Sa i përket punësisë dhe papunësisë, sipas të dhanurave të fundit të cilat oda i posedon, në januar numri it ë papunësuarëve në këtë territor ka qenë në 67 907 persona, ku në rrethin e Jabllanicës janë 38 718, ndërsa në të Pçinjës janë 29 189 persona të papunë. 

Sipas të dhanurave të Entit Republikan për Statistika, numri i përgjithshëm i të punësuarëve, duke përfshirë ekonominë dhe jashtë saj, më datë 30.09.2013 ka qenë 72 643 persona. Duke krahasuar numrin e personave të punësuar dhe të papunësuar, mund të vijm në konkluzion se persona të punësuar ka më shumë vetëm për 7 përqind duke u bazuar në numrin e personave që presin punë.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues