Arkiva e lajmeve
                   

GIZ-I KA DHURUAR PAJISJE PËR BLETARËT E MEDVEGJËS

23. nëntor 2017.

Medvegjë – Pas donacionit të 50 kosherave, përfaqësuesit e Organizatës për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ, shoqatës së sapohapur të bletarëve “Apis” në Medvegjë, u ka dorëzuar kompletin e pajisjeve më modern për përpunimin e mjaltit.

Anëtarët e kësaj shoqate kanë marrë centrifugat elektrike të dorës për përzierjen e mjaltit, mullinin për sheqer, shkritoren e dyllit me shtypje, duplikatorin, përkatësisht makinqn e cila e ndanë fruktozën sa më mirë të fitohet mjaltë e pastër, si edhe homogjenezatorin dhe lap-topin.

Më herët GIZ-i ka ndihmuar formimin e shoqatës, ndërsa komuna e Medvegjës ka përkrahur iniciativën dhe ka mundësuar vendin për pajisjet, por edhe për organizimin e takimeve dhe trajnimeve të cilat do të përkrahen.

Në dorëzimin e pajisjeve dhe takimin me bletarët ka marrë pjesë udhëheqësi projektit të GIZ-it “Inkurajimi për punësimin e të rinjëve”, Heinz-Dieter Harbers.

Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, në takimin e përbashkët ka shprehur problemin e zhvendosjes së të rinjëve përshkak të mungesës së punës.

„Donacioni i pajisjeve për Shoqatën e Bletarëve të Rinj paraqet ndihmë të konsiderueshme për bletarët tanë të rinj që të fillojnë dhe avansojnë biznesin e tyre, që është i rëndësishëm së madhe për komunën tonë, spese me këtë krijohen parakushtet që të rinjët të mbesin në këto hapësira dhe të sigurojnë vetes dhe familjeve tyre egzistencën e sigurt. Komuna e Medvegjës shancin e vet për zhvillim e sheh përmes ndihmës së prodhuesëve bujqësor, sepse egzistojnë resurse natyrore për zhvillimin e bletarisë, blegtorisë dhe pemtarisë, gjë që duhet të shfrytëzohet si përparsi e këtij mjedisi. Shumë është e rëndësishme që të rinjët t`i drejtojmë ka fshati, t`i ofrojmë kushte që nga puna tyre ta mbajnë veten dhe familjet e tyre. Neve në vetqeverisjen lokale na mbetet që t`i krijojmë kushte sa më të mira për bizneset e qytetarëve tanë, për të cilën gjë ndihmë të madhe na japin njerëzit nga organizata GIZ me këso projekte, ndërsa bletarëve të rinj u mbetet që të shfrytëzojnë këtë sa më mirë, që me punën dhe kontributin e tyre të justifikojnë këtë ndihmë, jo përshkak të komunës së Medvegjës dhe organizimit të GIZ-it, por për veten, sepse me këtë vetes i krijojnë bazë për një të ardhme të sigurt”, tha Arsiq.

Projekti “Inkurajimi për punësimin e të rinjëve” realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Rinisë dhe Sportit të Republikës së Serbisë. Qëllimi i projektit është ofrimi i përkrahjes së të rinjëve të moshës 15 dhe 35 vjeçare, në mënyrë sa më mirë të pozicionohen në tregun e punës dhe më lehtë të vijnë deri tek punësimi. Partner në realizimin e projektit në Rrethin e Jabllanicës është qyteti i Leskocit.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues