Arkiva e lajmeve
                   

GASHIQ: QYTETARËT E SERBISË NUK KANË ARSYE PËR BRENGOSJE

30. qershor 2015.

Preshevë -  Ministri i Minstriswë së Mbrojtjes, Branisllav Gashiq, ka deklaruar dje se qytetarët e Serbisë nuk kanë nevoj për brengosje përshkak të numrit të rritur të emigrantëve, sepse strukturat e sigurisë mbajnë kujdes maksimal për gjithçka.

Gashiq në Preshevë iu ka thënë gazetarëve se “të gjitha strukturat e sigurisë së Serbisë apsolutisht garantojnë siguri të gjithë qytetarëve të Serbisë, para së gjithash, ndërsa sigurisht edhe njerëzve të cilët vijnë”.

 “Nuk ka nevoj për asnjë arsye për shqetësim sepse maksimalisht mbajmë kujdes maksimal për gjithçka”, ka thënë Gashiq duke rikujtuar vendimin e Qeverisë për këto çështje është angazhuar ekip i veçantë të cilin e udhëheq komandanti i Xhandarmesisë, Goran Dragoviq.

Gashiq me ministrin për punë, punësim, për çështje të veteranëve dhe sociale, Aleksandar Vulin, ka biseduar me emigrantët, ndërsa ka vizituar edhe objektin i cili momentalisht është duke u renovuar për pranimin dhe akomodimin e përkohshëm të emigrantëve.

Emigrantët në Preshevë mblidhen kryesisht përreth stacionit policor dhe në stacionin hekurudhor, ndërsa duke iu faleminderuar objektit të ri mund të pushojnë dhe të marrin ndihmën e parë medicinale, në rrugën e tyre në drejtim të shteteve të Unionit Europian.

Vulin iu ka sqaruar gazetarëve se do të formohet Qendra Kolektive e përkohshme, në mënyrë që njerëzve, por veçanarisht grave dhe fëmijëve të iu jetë e mundur marrja e përkujdesit medicinal dhe dokumenteve të duhura.

 “Në Qendrën Kolektive, e cila nuk ka funskionuar tetë vite, ka më shumë vend të mjaftueshëm. Është rregulluar edhe oborri i objektit, të gjitha hapësirat janë gëlqeruar, ndërsa janë instaluar uji edhe rryma”, ka thënë ai.

Vulin i cili e udhëheq grupin punues për zgjidhjen e problemit të emigrantëve, ka deklaruar se Ministria e Punëve të Brendshme do të instaloj qendrën informuese të saj, duke besuar „se emigrantët do të vendosen në atë objekt më së voni deri pasnesër“.

Për emigrantët në Preshevë përkujdesen Kryqi Kuq lokal, Komesariati për Refugjatë dhe Emigrim dhe mjekët ushtarak.

Me vendimin e Qeverisë së Serbisë, Dragoviq udhëheq Shtabin Taktittë Forcave të Sigurisë në hapësirën e Zonë së Sigurisë Tokësore, në përmbërje të së cilës janë pjesëtarët e policisë, Ushtrisë së Serbisë dhe Agjensionit Informativ dhe të Sigurisë.

Emigrantët e parë të cilët në pikën kufitare në Preshevë kanë kërkuar azil, janë regjistruar çysh në vitin 2009, por atëherë ka pasur raste më të rralla.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues