Arkiva e lajmeve
                   

GARA NDËRKOMBËTARE NE VIZATIM PER TE RINJT

20. qershor 2018.
Beograd- Nëse keni ndërmjet 10 dhe 14 vjet,merrni pjesë në garat ndërkombëtare të artit që është dedikuar për përvjetorin e shtatëdhjetë të Deklaratës Universale të Drejtave të Njeriut, i cili është një nga dokumentet më të rëndësishme të shekullit të njëzetë.

Filloni të vizatoni! Mund të zgjidhni një ose të tre temat:

-E drejta që mendoni është më e rëndësishmja dhe duhet të mbrohet;

-Perosnin qe admironi për shkak të luftës së tij / saj dhe për promovimin e të drejtave të njeriut.

-Mënyra në të cilën ju mund të promovoni dhe luftoni për të drejtat e njeriut.

Afati për dorëzimin e vizatimit është 31 tetor 2018.

Informacionet shtesë mbi konkursin dhe mënyrët e dërgimit të vizatimeve janë në dispozicion në http://kids4humanrights.org/

Burimi: Kids for Human Rights dhe Trupi Koordinues