Arkiva e lajmeve
                   

GARA E KOMISIONIT EVROPIAN PËR IDENË MË TË MIRË NË FUSHËN E PROMOVIMIT TË SIPËRMARRËSISË (AFATI: 20 QERSHOR 2020)

15. maj 2020.

Komisioni Evropian edhe këtë vit po organizon konkurs për idenë më të mirë në fushën e promovimit të ndërmarrësisë - European Enterprise Promotion Aëards (EEPA).

Qëllimi i konkursit është të njohë dhe të japë shembuj të jashtëzakonshëm të mbështetjes dhe promovimit të sipërmarrjes në të gjithë Evropën, por edhe të forcojë vetëdijen për rëndësinë e asaj mbështetjeje.

Të drejtën për të marrë pjesë kanë institucione dhe organizata kombëtare, rajonale dhe lokale, qytete, rajone, qeveritë lokale si dhe partneritete publiko-private midis autoriteteve publike dhe sipërmarrësve, programe arsimore dhe organizata biznesi.

Një kusht i rëndësishëm është që programi të zbatohet për një minimum prej 15 muajsh, gjegjësisht të ketë arritur rezultate të caktuara që mund ta kualifikojnë atë për njohje.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në Ministrinë e Ekonomisë në mënyrë elektronike jo më vonë se 20 qershor, dhe fituesit në nivel kombëtar do të përfaqësojnë vendin tonë në konkursin përfundimtar evropian.

Informacione shtesë rreth konkursit dhe dokumentacionit të konkursit janë në dispozicion në https://privreda.gov.rs/javni_pozivi/takmicenje-evropske-komisije-za-najbolju-ideju-u-oblasti-promocije-preduzetnistva/

Burimi: Ministria e Ekonomisë dhe Trupi Koordinues