Arkiva e lajmeve
                   

FUSHATA “REAGO NJEZËRISHT” I MËSON TË RINJËT SE SI TË REAGOJNË NË DHUNË

26. janar 2016.

Reago njerëzisht”  është fushatë rajonale e cila ka për qëllim të ngrit vetëdijen e të rinjëve rreth dhunës e cila na rrethon, si dhe fuqizimin e të rinjëve që të reagojnë në mënyrë pozitive dhe të sigurtë, që të marrin rolin në parandalimin e situatave të dhunës. Nga jeta e përditëshme dhe nga mediat, shohim se njëri nga problemet e mëdha është ai që njerëzit nuk reagojnë në dhunën të cilën e shohin dhe e cila ndodhë rreth tyre, sillen sikurse nuk i përket tyre dhe shpeshë vetëm se e vështrojnë ose e inçizojnë me telefona mobil, në vend që të reagojnë në mënyrë të drejtë dhe të tentojnë ta ndalin.

Fushatën deri më tani e kanë shënuar konferenca “Asnjëherë më e fortë” , shumë aksione publike, punëtori edukative dhe ligjërime në shkollat e mesme, video klipe, blogje dhe video porosi të rinjëve të cilët janë anëtarë të klubit “Bëhu burrë” në tërë rajonin.

Në Serbi, fushatën “Reago njerëzisht” e realizon Qendra E8, si pjesë e programit “Bëhu burrë”, i cili merret me edukimin dhs përfshirjen e të rinjëve dhe burrave në parandalimin e dhunës së grave dhe posaçërisht dhunës gjinore, si dhe promovimin e barazisë gjinore dhe stileve të shëndetshme të jetës.

Trajnimi për programin “Bëhu burrë”, realizohet në kuadër të projektit “The Gender Roles, Equality Advocacy and Transformation in Serbian Society” (Rolet gjinore, barazia, avokimi dhe transformimi në shoqërinë serbe), i cili realizohet në 10 qytete dhe komuna të Serbisë: Vrajë, Leskoc, Bujanoc,  Novi Pazar, Priboj, Prijepole, Sombor, Zrenjanin, Kikind dhe Pançevë.

Qëllimii projektit është përkrahja dhe fuqizimi i të rinjëve në nivelin lokal në marrjen me çështjet e dhunës gjinore, normave shoqërore, vlerave të barazisë gjinore, jo dhunës dhe tolerancës.

Fushata dhe projekti realizohet me përkrahje të Ambasadës Amerikane në Beograd, CARE Internatinal Balkans, Agjensionit Zhvillimor Austriak dhe fondacionit OAK.

Burimi: RTV dhe Trupi Koordinues