Arkiva e lajmeve
                   

FTESË SHQPIPTARËVE NGA JUGU I SERBISË TË MARRIN PJESË NË ZGJEDHJE

3. shkurt 2014.

Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues i Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka ftuar shqiptarët të cilët jetojnë në këto tri komuna që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme dhe që në këtë mënyrë të marrin pjesë në qeverisje. Majkëll Devenport, shef i delegacionit të UE-së në Serbi, ftoi udhëheqësit e tri komunave që të shfrytëzojnë mundësitë për bashkëpunim me komunat e tjera nga jugu i Serbisë dhe jashtë vendit, për qasje të përbashkët në fondet e BE-së.

Kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq në tribune mbi fillimin e bisedimeve të Serbisë dhe BE-së, të cilën e ka organizuar Delegacioni i UE-së në Serbi, në bashkëpunim me Trupin Koordinues, ka thënë se pjesëmarrja në zgjedhjet e 16 marsit, është një shancë edhe për shqiptarët, sepse pjesëmarrja e tyre në organet qeverisëse mund të ndikoj për zgjedhjen e problemeve të tyre në mënyrë të shpejtë.

Komuniteti shqiptarë shumicë në jug të Serbisë i bojkoton zgjedhjet parlamentare dhe presedenciale, edhe pse në këto dy herët e fundit ka marrë pjesë edhe “Kualicioni i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, i cili kualicion në Kuvendin Kombëtar deri më tani ka pasur një deputet.

Stankoviqi ka ftuar shqiptarët që të ndërpresin bojkotin e bisedimeve me përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë, deri te cili bojkot kishte ardhur në nëntor të vitit të kaluar përshkak të Ligjit për selitë e gjykatave dhe njësive gjyqësore, që sipas të cilit Gjykatën Themelore dhe Prokurorinë Themelore e kishte fituar vetëm Bujanoci, e jo edhe Presheva, çka ishte edhe kërkesa e shqiptarëve.

 “Me bisedime zgjidhen problemet, ndërsa bojkoti deri më tani nuk ka sjellë asnjë rezultat”, ka thënë Stankoviq.

Stankoviqi ka përmedur se përmes Trupit Koordinues në 12 vitet e fundit nga buxheti republikan ka ndarë 70 milion euro, komunave të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, ndërsa nga bashkësia ndërkombëtare janë ndarë 35 milion euro, për projektet njëri prej të cilëve është ndërtimi i maternitetit në Preshevë.

“Ndërtimin dhe pajisimin  e maternitetit në Preshevë e kanë financuar Qeveria e Serbisë, EU Progres-i dhe qeverisja lokale dhe se ky maternitet do të jetë njëri ndër më bashkëkohorët në këtë pjesë të vendit”, ka thënë Stankoviq.

Sipas fjalëve të tij, në Bujanoc ende nuk ka filluar ndërtimi i objektit të paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës, e cila paralele është hapur në vitin 2011, edhepse për këtë janë siguruar 1,2 milion euro, egziston një problem juridiko-pronësor për parcellën ku është planifikuar të ndërtohet objekti i paraleles.

Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Majkëll Devenport, ftoi në Bujanoc udhëheqësit e komunës që të shfrytëzojnë gjitha mundësit për bashkëpunim me komunat tjera në jugun e Serbisë dhe jashtë vendit, për një qasje të përbashkët në fondet e BE-së.

Në tribunën e organizuar në Bujanoc, rreth ndikimit  përafrimit të Serbisë për  antarsim në BE, morrën pjesë edhe kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, drejtoresha e Zyrës për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Suzana Paunoviq, kryetari i Komisionit të regjimit pa viza, Nenad Banoviq dhe kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Galip Beqiri.

Kryetari i komës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka thënë se komuna planifikon trajnim të disa të rinjëve, njerëz të arsimuar, të cilët do të jenë të përgjegjës për kontakte me BE-në dhe për konkurim në fondet e disponueshme të UE-së.

Drejtoresha e Zyrës për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Suzana Paunoviq, ka deklaruar se Srbija “ka ratifikuar gjitha konventat ndërkombtare nga fushat e drejtave të njeriut dhe pakicave dhe se ka mbetur zbatimi i ligjeve”

Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, ka përmendur se për të qenë rezultati më i mirë rreth sigurimit të teksteve në gjuhën shqipe, duhet që drejtorët e shkollave të mesne të bashkëpunojnë më shumë, sepse egziston mundësia që me propozim të këshillit të Ministrisë së Arsimit të sigurohet transporti nga Shqipëria, i teksteve për lëndët profesionale në gjuhën shqipe.

Kryetari i komisionit për përcjelljen e regjimit pa viza, Nenad Banoviq, ka thënë se pret që nuk do të ketë përsëri me vendosjen e vizave për udhëtim për shtetasit e Serbisë në UE, sepse është duke rënë numri i azilantëve nga Serbia.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues