Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PUBLIKE PËR SIGURIMIN E MJETEVE PËR BLERJEN E MJETEVE DHE PAJISJVE TË REJA NË BLEGTORI

17. korrik 2019.

Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe menaxhimit të ujërave, Administrata për pagesat bujqësore, ka shpallur ftesë publik për paraqitjen e kërkesës për ushtrimin e të drejtës për nxitje për investime në pronën fizike të njësisë bujqësore për blerjen e makinerive dhe pajisjeve të reja për përmirësimin e prodhimit primar bujqësor në blegtorinë në vitin 2019.

Mjetët përfshijnë nxitje për investime në blerjen e makinerive dhe pajisjeve të reja për përgatitjen, shpërndarjen dhe ruajtjen e ushqimit të koncentruar  të kafshëve; për manipulimin dhe shpërndarjen e plehut të ngurtë, gjysmë të lëngshëm dhe të lëngët; për matjen, drejtimin dhe kufizimin e kafshëve; prodhimin e vezëve dhe  për bletari.

Procedura për ushtrimin e të drejtës për mjete fillohet me paraqitjen e kërkesës për ushtrimin e të drejtës për nxitje për investime në pronën fizike të ekonomive bujqësore për blerjen e makinerive dhe pajisjeve të reja për përmirësimin e prodhimit primar të kulturave bimore në vitin 2019 në periudhën prej 10 korrikut deri më 30 gusht 2019 për mes  zyrës  administrative të organeve republikane të administratës në Beograd, rruga Nemanjina nr. 22-26, Beograd, ose me postë në: Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe menaxhimit të ujërave - Administrata për pagesat agrare Bulevari kralja Aleksandra nr. 84, 11050 Beograd.

Mjetet do të përcaktohen në shumën prej 50% nga vlera e investimëve të pranueshme të zvogëluar nga shuma e mjetëve në emër të tatimit në vlerë shtesë, gjejgësisht në shumën prej 65% nga kjo vlerë në hapsirat me kushte të vështira për punë bujqësore.

Për realizimin e të drejtës për mjete dhe për pagesën e mjeteve për investimet e realizuara, përcaktohet shuma e përgjithshme prej 420.000.000 dinarë.

Shuma totale maksimale e mjeteve që përdoruesi  mund të realizoj në një vit kalendarik është 1,500,000 dinarë, me përjashtim të mjeteve për investime në blerjen e makinerive dhe pajisjeve të reja për prodhimin e vezëve  për të cilat shuma më e lartë e mjeteve që një përdorues mund të realizojë në një vit kalendarik është 3.000.000 dinarë.

Informacionet mbi ftesën publike mundë ti merni në  Qendrën e informacionit të Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe menaxhimit të ujërave: 011 / 260-79-60 ose 011 / 260-79-61, si dhe Qendrën e kontaktit të drejtorisë për pagesat bujqësore 011 / 30-20-100 ose 011 / 30-20-101, çdo ditë pune nga ora 7.30 deri në orën 15.30.

Tekstin e konkursit  dhe formularin mundi ti marni në http://uap.gov.rs/pravilnici/mere-ruralnog-razvoja/pravilnik-o-podsticajima-za-investicije-u-fizicku-imovinu-poljoprivrednog-gazdinstva-za-nabavku-novih-masina-i-opreme-za-unapredjenje-primarne-poljoprivredne-proizvodnje-u-stocarstvu/?lang=lat

Kërkesat pë mjete paraqiten për gjatë afatit kohor nga 10 korriku deri më 30 gusht të vitit 2019

Burimi:Subvencione në bujqësi dhe Trupi koordinues