Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PUBLIKE PËR PROPOZIM PROJEKTET PËR AVANSIMIN E POZITËS SË PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË SERBI PËR VITIN 2017 (AFATI 16.12.2016)

24. nëntor 2016.

Ministria për Punë, Punësim dhe për çështje Veterane dhe Sociale e Qeverisë së Republikës së Serbisë ka shpallur Ftesë Publike për paraqitjen e propozim projekteve në konkursin programor për avansimin e pozitës së personave me invalideitet në Republikën e Serbisë për vitin 2017.

Lënda e këtij konkursi është financimi apo pjesëmarrja në financimin e aktiviteteve programuese të lidhjes së shoqatave për persona me invaliditet në nivelin republikan apo krahinor të cilët aktivitetet i realizojnë direkt apo përmes punës së shoqatave lokale në sistemin e tyre, me qëllim të avansimit të pozitës së personave me invaliditet.

Mjetet për këtë konkurs sigurohen në kuadët të Buxhetit të Republikës së Serbisë, në Fondit buxhetor për programet mbrojtëse dhe avansimin e pozitës së personave me invaliditet, nu vlerë të përgjitshme deri 225.000.000,00 dinarë.

Në kuadër të këtij konkursi sigurohet financimi apo pjesëmarrja në financimin e realizimit të aktiviteteve të cilat për qëllim kanë përmirësimin e pozitës së personave me invaliditet duke realizuar:

qasje në informacionet për largimin e barrierave komunikative

  • participimin për largimin e barrierave në drejtimin e pjesëmarrjes së plotë në shoqëri të personave me invaliditet duke realizuar programe dhe servise stimulative dhe inkluzive
  • barazinë përmes rritjes së nivelit të ndërgjegjës së bashkësisë dhe sigurimit të barazisë së personave me invaliditet.

Afati për dorëzimin e propozim projekteve skadon më 16 dhjetor 2016.

Më shumë informacione rreth projektit dhe dokumentacionit mund t`i gjeni në këtë adresë: www.minrzs.gov.rs

Burimi: Ministria për Punë, Punësim dhe për çështje Veterane dhe Sociale dhe Trupi Koordinues