Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PUBLIKE PËR PROGRAMIN E INKURAJIMIT TË ZHVILLIMIT TË BARABARTË RAJONAL NË VITIN 2016

15. korrik 2016.

Ministria e Ekonomisë së Republikës së Serbisë ka shpallur ftesë publike për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme në kuadër të Programit të inkurajimit të zhvillimit të barabartë rajonal në vitin 2016.

Programi i inkurajimit i zhvillimit të barabartë rajonal në vitin 2016, në pjesën të cilën i përket masës 3.1. – Masa e kofinancimit të njësive të bashkësive të vetqeverisjeve lokale për përpilimin e dokumentacionit projektus dhe teknik, e realizon Ministria e Ekonomisë.

Të drejtë për shfrytëzimin e mjeteve të pakthyeshme e kanë njësitë e vetqeverisjeve lokale të vetme apo më shumë vetqeverisje lokale të cilat sëbashku marrin pjesë në përpilimin e dokumentacionit projektues dhe teknik.

Në rast se vetqeverisja lokale paraqet një paraqitje për përpilimin e më shumë llojeve të dokumentacionit projektus dhe teknik, të gjitha dokumentacionit projektuese dhe teknike duhen t`i përkasin projektit të njejtë infrastrukturor.

Mjetet e pakthyeshme të dedikuara për kofinancimin e vetqeverisjeve lokal për përpilimin e dokumentacionit të mëtutjeshëm projektues dhe teknik: studimi i më parshëm i fizibilitetit; studimi i fizibilitetit; studimi mbi vlerësimin e ndikimit në mjedisin jetësor; projekti gjeneral; zgjidhjes e idesë; projektin ideor; projektin për lejën ndërtimore; projektin për egzekutim.
 

Dokumentacioni projektus dhe teknik të rëndësisë për zhvillimin rajonal i cili është lëndë e kofinancimit nga ana e Ministrisë, është dokumentacioni i cili bazohet në: zhvillim dhe avansimin e infrastrukturës biznesore (zonës industriale, parqeve industriale dhe teknologjike, zonës biznesore, klastereve dhe inkubatorëve biznesore); revitalizimin e braunfild lokacionit; zhvillimin e infrastrukturës së komunikacionit dhe të komunës.

Afati për dorëzimin e paraqitjeve është prej 8 deri 22 korrik 2016.

Informacionet e nevojshme për pjesëmarrje në ftesën publike mund të merren në telefonat në vazhdim në Ministrinë e Ekonomisë: 011/333-4165, 011/333-4189 и 011/333-4174.

Për më shumë informacione, si dhe dokumentacioni dhe formularin aplikues mund t`i merrni në adresën: http://wwwprivreda.gov.rs/javni-poziv-za-program-podsticanja-ravnomernog-regionalnog-razvoja-u-2016-godini/

Burimi: Ministria e Ekonomisë dhe Trupi Koordinues