Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PUBLIKE PËR PJESËMARRJE NË PROGRAMIN E MBËSHTETJES NË SEKTORËT E INDUSTRISË PËRPUNUESE (AFATI: 30 SHTATOR 2019)

15. gusht 2019.

Agjencia Serbe e Zhvillimit (RAS), përmes zbatimit të Programit për Mbështetje të Sektorëve të Prodhimit, synon të përmirësojë mjedisin e biznesit dhe të rrisë konkurrencën e NVMM brenda sektorit të prodhimit, të grupuar në katër fushat e mëposhtme: makineri dhe industri të pajisjeve; industria ushqimore; industria e drurit dhe mobiljeve dhe industria e gomës dhe plastikës, si hap i parë në zbatimin e qëllimeve dhe veprimtarive të përcaktuara strategjike.

Të drejtë për të marrë pjesë dhe për të përdorur grantin u jepet NVMM-ve, aktiviteti kryesor i së cilës është prodhimi ose përpunimi i produkteve nga sektori prodhues i grupuar në 4 fusha të cekura.

Programi do të bashkëfinancojë vetëm aktivitetet e projektit që kanë filluar pas përfundimit të thirrjes për propozime dhe të cilat nuk kanë përfunduar deri në kohën e paraqitjes së aplikimit për pjesëmarrje në Program.

Bartësi i aplikacionit mund të paraqesë një kërkesë për të marrë pjesë në Programin nën të cilin mund të aplikojë për aktivitete të shumta.

Fondet e disponueshme u jepen individualisht përfituesve, si bashkëfinancim deri në 40% të kostove të pranueshme, pa TVSH-në, për secilin aktivitet të projektit.

Shuma maksimale e aprovuar është 1.000.000,00 dinarë.

Buxheti i përgjithshëm i Programit është 50,000,000.00 dinarë.

Afati i përfundimit të veprimtarive të kontraktuara dhe realizimi i pagesave brenda projektit të aprovuar është 12 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës me RAS.

Ftesa publike është e hapur deri në përdorimin e fondeve dhe jo më vonë se 30 shtator 2019.

Aplikimet me të gjitha format dhe dokumentacionin mbështetës duhet të dorëzohen personalisht ose me postë të regjistruar në adresën e mëposhtme:

 Qendra e zhvillimit Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës

Adresa: Pana Djukica 42, Leskoc

Telefon: 016 / 315-0115, 016 / 3150-114

E-mail: info@centarzarazvoj.org

www.centarzarazvoj.org

Informacione të mëtejshme mbi konkursin dhe dokumentacionin e tenderit janë në dispozicion në http://www.centarzarazvoj.org/vest.php?id=787&oblast=konkursi

Burimi: Qendra për Zhvillimin e Rrethit të Pçinjës dhe Jabllanicës dhe Trupi Koordinues