Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PUBLIKE PËR PARAQITJEN E PROJEKTEVE PËR PROGRAMIN PËRKRAHËS TË ZHVILLIMIT TË STRUKTURËS BIZNESORE PËR VITIN 2017

25. janar 2017.

Beograd – Parashtruesi i paraqitjes së projektit është njësitë e vetqeverisjeve lokale në të cilin territory është planifikuar realizimi i projektit të caktuar. Parashtruesi i projektit mund që parashtroj një paraqitje të projektit.

Për realizimin e Programit përkrahës të zhvillimit të infrastrukturës biznesor për vitin 2017, janë paraparë mjetë me vlerë prej 365.824.000,00 dinarëve.

Vlera e theksuar e mjeteve dedikohen për realizimin: e masave të pajisimit infrastrukturor të zonave biznesor dhe masave të avansimit të kapaciteve infrastrukturore në qëllim të lidhjes së zonave biznesore me rrethinën.

Qëllimi i Programit është përkrahja e zhvillimit të infrastrukturës biznesore, krijimi i kushteve të mira për tërheqjen e investimeve duke avansuar ambijentin biznesor dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Qëllimi i Programit i cili realizohet përmes masave të pajisimit infrastrukturor të zonave biznesore është pjesëmarrja në realizimin e projekteve të ndërtimit, rekonstruktuimit, rehabilitimit apo sanimit të infrastrukturës së komunikacionit, komunale, elektroenergjetike, energjetike dhe objekteve në zonën biznesore. Ministria e Ekonomisë merrë pjesë në financimin e projekteve në vlerë deri 60% të vlerës së projekti pa TVSH.

Kushtet për ndarjen e mjeteve të Programit janë: që realizimi i projekteve në jetë në përputhje me qëllimin e Programit; që bashkëfinancimi i projekteve parashihet nga ana e parashtruesit të paraqitjes në vlerë të shumë së duhur dhe që projekti të jetë në përpthje me planet hapësinore dhe urbanistike të njësisë së vetqeverisjes lokale.

Afati për dorëzimin e paraqitjes së projektit është 15 ditë nga dita e shpalljes së ftesës publike në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë”. Paraqitja e projektit dorëzohet në Formularin – paraqitja e projektit për Programin mbështetës të zhvillimit të infrastrukturës biznesore 2017, i cili merret në ueb faqen e Ministrisë: www.privreda.gov.rs. Paraqitja e projektit me gjithë dokumentacion dërgohent në këtë adresë: Ministria e Ekonomisë, Komisioni për Vlerësimin dhe Zgjedhjen e Projekteve, 11000 Beograd, Knez Millosh 20.

Vendimi për ndarjen dhe shfrytëzimin e mjeteve për përkrahjen e avansimit të infrastrukturës biznesore për vitin 2017, shpallen në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë”, dhe në ueb faqen e Ministrisë. Për të gjitha informacionet e duhura për pjesëmarrje në ftesën publike mund të merren në telefonin e Ministrisë së Ekonomisë në këto numra të telefonit: 011/333-4247 dhe 011/333-4132.

Informacionet shtesë rreth konkursit mund t`i gjeni në këtë adresë: http://www.privreda.gov.rs/javni-poziv-za-prijavu-projekta-za-program-podrske-razvoju-poslovne-infrastrukture-za-2017-godinu/   

Burimi: Ministria e Ekonomisë dhe Trupi Koordinues