Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PUBLIKE PËR DORËZIMIN E PROPOZIM PROJEKTEVE NË FUSHËN E MBROJTJES SË VETERANËVE DHE INVALIDËVE

18. korrik 2019.

Qeveria e Republikës së Serbisë Ministria e punës, punësimit, veteranëve dhe cështjeve sociale Ministria e punës, punësimit,veteranëve dhe cështjeve sociale, departamenti për sigurimin e pensioneve invalidore dhe mbrojtjes së veteranëve invalidor,  i ka dërgoi një ftesë publike  shoqatave të qytetarëve të interesuar, të krijuara për të përmirësuar pozitën e luftëtarëve, invalidëve ushtarakë, invalidëve të luftës civile dhe familjeve të luftëtarëve të rënë, projekte që do të financohen nga buxheti i Republikës së Serbisë.

Prioriteti në këtë thirrje është përmirësimi i përfshirjes sociale të luftëtarëve, invalidëve ushtarakë, invalidëve të luftës civile dhe familjeve të ushtarëve të rënë në Republikën e Serbisë, si dhe kujdesin e traditave të luftërave çlirimtare të Serbisë përmes:

- Promovimin e rrjedhave të luftërave çlirimtare të Serbisë,

- Forcimi i rolit të shoqatave të luftëtarëve, invalidëve ushtarakë, invalidëve të luftës civile dhe familjeve të luftëtarëve të rënë në bashkësinë lokale.

Bartësit e propozimit mundë të jenë:

- shoqata të regjistruara të qytetarëve, me seli në territorin e Republikës së Serbisë;

- shoqatat që kryejnë veprimtari në territorin e Republikës së Serbisë;

 - shoqatat që janë drejtpërdrejt përgjegjëse për përgatitjen dhe zbatimin e projektit;

 - shoqatat që kanë burime materiale dhe njerëzore për zbatimin e projektit;

 - shoqatat që kryejnë veprimtari të rregullta financiare.

Çdo shoqatë qytetare ka të drejtë të aplikojë me një propozim projekti, i cili do të zbatohet për një kohëzgjatje maksimale deri në gjashtë muaj.

Gjatë zbatimit të projekteve të aprovuara, Ministria do të kryejë kontrollin dhe vlerësimin e zbatimit të projekteve të pranuara. Raporti negativ do të ndikojë në financimin e mëtejshëm të projekteve të miratuara. Ministria ka të drejtë të kërkojë modifikimin e projektit, si dhe kontratën e përfunduar,ndërsa në bazë të raporteve të rregullt dhe jo të rregullt mbi realizimin e aktiviteteve të projektit dhe në përputhshmëri me mjetet në dispozicion. 

Shoqatat e interesuara të qytetarëve janë të detyruar të dorëzojnë projekt propozimet jo më vonë se data 5 gusht 2019 në orën 8:00.

Informata shtesë mbi konkursin dhe dokumentet e konkursit mundë ti marrni në https://www.minrzs.gov.rs/sr/konkursi

 Burimi: Ministria e punës, punësimit, veteranëve dhe cështjeve sociale dhe Trupi koordinues