Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR VULLNETARËT E RINJ PËR FESTIVALIN LIFFE

23. gusht 2016.

Leskoc – Me rastin e festivalit internacional për regji të filmit “LIFFE”, Qendra Kulturore në Leskoc fton të gjithë të rinjët që janë admirues në film që të bëhen pjesë e ekipit të vullnetarëve të cilët do të ndihmojnë në realizimin e premierës së 9 të këtij festivali.

Vullnetarët do të angazhohen në përgaditjen dhe realizimin e festivalit prej 9 deri 17 shtator 2016. Po nëse dëshironi që të bëheni pjesë e ekipit i cili merr pjesë në realizimin e këtij festivali, merrni pjesë në aktivitetet e ndryshme, është e nevojshme që të dhënat themelore (emrin, mbiemrin, profesionin, e-mail adresën dhe numrin e telefonit), si dhe letrën motivuese për paraqitje, të dërgoni në e-mail adresën n.dragana65@gmail.comKonkursi është hapur deri më 5 shtator 2016.

Si vullnetar mund të na ndihmoni në njërën ndër këto segmente të festivali: organizimin e festivalit (pritjen e mysafirëve, përgaditjen e pres konferencës, kujdestarisë gjatë hapjes dhe mbylljes së festivalit, si edhe projektimit të filmave); promovimit të festivalit në kuadër të ekipit promovues (fotografimin dhe video dokumentacionin, administrimin e ueb faqeve dhe rrjeteve shoqërore…); në info pultin, ndarjen e promo materialeve (shkollat, institucionet, kompanitë…), prezentimine  programit të festivalit dhe komunikimin me publikun dhe mysafirët e festivalit. 

Në këmbim, ne ua ofrojmë: përvoj të çmuar, shoqërim dhe njoftim të miqëve të ri, mundësi të përcjelljes falas të programit të festivalit dhe projekteve të caktuara filmike nga program i rregullt filmic LKC deri në vitin 2016 dhe çertifikatën mbi vullnetarizmin dhe shënimin në njoftimin nga ky institucion kulturor.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues