Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR TRIBUNËN INFORMATIVE NË KUADËR TË KONKURSIT TË DYTË “TANI PËR TË ARDHMREN”

19. nëntor 2015.

Delta Holding dhe Fondacioni Delta, në bashkëpunim me Fondacionin Trag, shpallin konkursin e ri për përkrahje të zhvillimit të bujqësisë në Serbi përmes programit “Tani për të ardhmen”. Gjithsej 18 milion dinarë të pakthyshme do të ndahen për sipërmarrjet sociale përmes konkursit publik i cili do të hapet prej 23 nëntorit deri më 18 dhjetor 2015.

Të drejtë për pjesëmarrje në konkurs kanë shoqatat e qytetarëve dhe kooperativat të cilat punojnë sipas parimit të sipërmarrjeve sociale dhe të cilat përmes zhvillimit të prodhimeve bujqësore zgjidhin problemin e caktuar social: zvogëlimin e varfërisë, punësimin e personave me invaliditet, zgjidhjen e problemeve të familjeve me një prind dhe grupeve tjera të margjinalizuara shoqërore. 

Vlera e granteve individuale është prej 240.000 deri 1.800.000 dinarë. Projektet të cilët konkurojnë duhet të drejtohen në zhvillimin e bujqësisë përmes mbarrësimit të derrave, pemtarisë dhe perimëve në prodhimin primar dhe sekundar.

Aplikantët potencial mund të informohen për procedurën e paraqitjes në konkurs, kriteret e konkursit dhe mënyrën e plotësimit të formularit, në tribunën informuese e cila do të mbahet:

25 Nëntor në Nish (në ora 15, në hapësurat e Delli Qendrës, Ballkanska 2);

Përshkak të numrit të kufizuar të vendeve, maksimalisht mund të paraqiteni deri nga dy përfaqësues të organizatave të cilat marrin pjesë në tribunë dhe atë në këtë adresë: zasadzabuducnost@deltaholding.rs në subjekt duhet të shënohet: Prijava za info tribinu.

Projektin e detajuar “Tani për të ardhmen”, si dhe formularin aplikues mund ta gjeni deri më 20 nëntor 2015, në ueb faqet e Fondacionit Dellta dhe Fondacionit Trag.

Kjo është hera e dytë që realizohet ky projekt “Tani për të ardhmen”. Në vitin e parë të projektit, grantet në vlerë prej 7.5 milion eurove i kanë marrë gjashtë projektet më të mira. Qëllimi i projektit është përkrahja për punësim të kategorive rëndë të punësuara të banorëve, përmes zhvillimit të prodhimeve bujqësore në Serbi.

Burimi: Resur Qendra dhe Trupi Koordinues