Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR TË RINJËT ME INVALIDITET NGA RRETHI I JABLLANICËS, NISHAVËS, PIROTIT, TOPLICËS, RASINËS DHE ZAJEÇARIT PËR PJESËMARRJE NË PROGRAMIN EDUKATIV “ARSIMIMI DIGJITAL” (AFATI: 29.03.2019)

27. mars 2019.

Forumi  Rinor i Personave me Aftësi të Kufizuara fton të rinjtë me aftësi të kufizuara deri në moshën 35 vjeç nga rrethi i Jabllanicës, Pçinjës, Nishavës, Pirotit, Toplicës, Rasinës dhe Zajeçarit për të aplikuar për një program arsimor për shkrim-leximin digjital, i cili do të mbahet nga 8 deri më 10 prill në qytetin e Nishit. 

Edukimi digjital synon të zhvillojë kompetencat digjitale në të cilat nënkuptohen kompetencat kyçe për mësim gjatë duke poseduar aftësitë për nevojat e besueshme dhe kritike të mediave elektronike për punë, kohë të lirë dhe komunikimit.

Temat e programit janë si më poshtë: pse është e rëndësishme që të përdoren rrjetet sociale, aftësitë e komunikimit në mjedisin digjital, formimi i markës apo personalitetit në rrjetet sociale, targetimi dhe krijimi i fushatave, blerjet dhe pagesat përmes internetit, siguria në mjedisin digjital dhe krijimin e përmbajtjes digjitale - dizajne në programet Canva, Adobe Spark dhe Snap Seed

Vendi i programit arsimor është Qendra Rajonale për Zhvillimin Profesional të të Punësuarve në Arsim, rruga Pariske Komune pn, Nish

Punëtoritë janë tërë ditën dhe zgjasin nga ora 10 deri në orën 16.30.

Forumi i të Rinjëve me Aftësi të Kufizuara kryen të gjitha shpenzimet e trajnimit: materialet e punës, dhënien me qira të sallës dhe të ngjashme, si dhe akomodimin dhe transportin (për pjesëmarrësit jashtë Nishit) dhe ushqimin (për të gjithë pjesëmarrësit) gjatë kohëzgjatjes së trajnimit.

Në mënyrë që të paraqiteni në program është e nevojshme që ta plotësoni Formularin aplikues në  http://fmi.rs/?p=6933        

Formulari i aplikimit dërgohet në: prijave@fmi.rs

Afati për dorëzimin e paraqitjes është deri 29 mars 2019.

Numri i pjesëmarrësve në program është i kufizuar në 12 pjesëmarrës.

Për të gjitha informacionet shtesë në lidhje me programin, mund të kontaktoni Forumin e Personave me Aftësi të Kufizuara në telefonin 011 32 20 632 (09: 00-17: 00) ose me e-mail prijave@fmi.rs.

Projekti "Edukimi Digjital dhe Medial për të Rinjtë me Aftësi të Kufizuara" është duke u zbatuar nga Forumi i Personave me Aftësi të Kufizuar në partneritet me Shoqatën e Studentëve me Aftësi të Kufizuar, Shoqatën e Rinisë të Serbisë dhe Grupin SeConS për Iniciativën e Zhvillimit. Projekti u mbështet nga Bashkimi Europian në kuadër të programit „Civil Society Facility and Media Programme 2016-2017”.

Burimi: Forumi i të Rinjëve me Aftësi të Kufizuara dhe Trupi Koordinues