Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR REGJISTRIM NË PARALELEN E FAKULTETIT EKONOMIK NË BUJANOC – 21.05.2019

21. maj 2019.

Shërbimi i Trupit Koordinues, në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik të Suboticës, nisi një fushatë përkatësisht fton studentët që të ardhshëm për t'u regjistruar në departamentin e Fakultetit të Ekonomisë në Bujanoc.

Studentët e ardhshëm mund të zgjedhin mes disa drejtimeve të akredituara: Kontabilitet dhe Auditim, Marketing, Ekonomi Agrare dhe Agrobiznes, Financa, Bankat dhe Sigurimet, dhe Ekonomi dhe Biznesi Evropian dhe Ndërkombëtar.

Ligjeratat në gjuhën serbe i japin disa profesorë të Fakultetit të Ekonomisë në Suboticë, ndërsa ligjeratat në gjuhën shqipe profesorët nga Fakulteti Ekonomik në Tetovë nga Maqedonia.

Paraqitja e kandidatëve për regjistrim do të jetë më 24 dhe 25 qershor dhe provimi pranues do të mbahet më 3 korrik 2019.

Burimi: Trupi Koordinues