Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR PJESËMARRJE NË PROGRAMIN EDUKATIV NË MOLDAVI

5. qershor 2019.

Organizata “Magic in Current ëorld” dhe "MUSS Serbia" u bëjnë thirrje të rinjve 18-30 vjeç të aplikojnë për pjesëmarrje në projektin arsimor "ARTiculacion", i cili mbështet programin Erasmus + të Bashkimit Evropian.

Projekti do të mbahet në Moldavi nga 21 qershori deri më 2 korrik dhe do të mblidhet 27 të rinj nga Republika Çeke, Serbia dhe Moldavia, brenda programit edukativ për lajme të rreme, gazetari, produkcionin e video reportazheve dhe gjuhë artistike, njoftuan organizatorët.

Organizatorët mbulojnë shpenzimet e udhëtimit deri në 275 euro, dhe sigurojnë ushqim, akomodim dhe materiale pune.

Thirrja u drejtohet aktivistëve të rinj nga të gjitha fushat e interesuara në temën e projektit.

Palët e interesuara duhet të dërgojnë një biografi pune dhe një letër të shkurtër motivimi (pse pjesëmarrja e tyre do të ishte adekuate dhe çfarë duan të mësojnë dhe përjetojnë, përveç shkëmbimit të përvojave me të rinjtë nga vendet e tjera).

Programi përfshin edukimin me aplikimin e artit, dhe përveç punës në ekip, aktivitetet përfshin punën në terren, televizionin dhe veprimtarinë kulturore lokale, si dhe iniciativën sociale Hachaton organizuar nga Shtëpia për Edukimin Medial.

Konkursi është i hapur deri në plotësimin e vendeve, dhe aplikacionet duhet të dërgohen në magicincurrentëorld@gmail.com jo më vonë se 15 qershor.

Burimi: SEEcult.org dhe Trupi Koordinues