Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR PJESËMARRJE NË MBLEDHJEN INFORMATIVE DHE TRIBUNË NË BUJANOC

25. janar 2013.

Qendra për komunikime të reja Dokukino dhe Trupi Koordiues i Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ju ftojn në mbledhjen e parë të karakterit informativ në kuadër të projektit „Jugu, online“ i cili do të realizohet në këto tri komuna.

Takimi me karakter informativ do të mbahet më 29 janar në Press Qendër në objektin e komunës së Bujanocit, me fillim prej orës 15:00.

Qëllimi i projektit është që përfaqësuesit e shoqërisë civile nga jugu i Sërbisë nëpërmjet trajnimeve – seminareve të trajnohen për  përdorimin e mjeteve të reja mediale dhe rrjeteve sociale në mënyrë që  të avancojn rezultatet e punës së tyre, rrisin përcjellshmërinë dhe krijojn partneritete të reja. Në mbledhjen e karakterit informativ do të ju njoftojm më detalisht me planet tona, dhe në bisedë me ju të krijohet një agjendë e trajnimeve të parapara.

Të gjitha hulumtimet na flasin që Serbia është lidere në regjion sa i përket pjesmarrjes së qytetareve në rrjetet sociale, si numerikisht ashtu edhe me përqindje. Këto të dhëna,  shpejtësia dhe prezenca e rrjeteve sociale na flasin që është koha  që shoqëria civile duhet t'i kthehet mediave të reja dhe të filloj të përdor resurse të cilët na gjinden në dispozicion dhe jan pa pagesë për të gjithë.

Trajnimet dhe seminaret do të i japin organizatave tuaja të gjitha njohurit e nevojshme rreth mjeteve të reja mediale dhe rrjeteve sociale, të cilët do t'ju sjellin rezultate më të mëdha dhe shikueshmëri më të gjerë në rrethin tuaj, gjithmonë duke siguruar besueshmëri më të madhe tek qytetarët, duke krijuar komunikim më të mirë me partnerët e vjetër, si dhe duke shkëmbyer përvoja të ndërsjella me të gjithë organizatat e tjera nga territori i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Sëbashku me ju, dëshirojm që sektorin joqeveritarë ta modernizojm, dhe të rrisim prezencën edhe efikasitetit e tyre.

Njëkohësisht, me kënaqësi ju ftojm që të merrni pjese ne prezentimin  të cilin e ka bërë Dokukino me titullin  „Kompasi Politik“ me anë të së cilës demonstrohet forca e rrjeteve sociale dhe mediave të reja si dhe ndikimi i tyre.

Prezencën tuaj konfirmojeni në emailin maruna@dokuino.org deri më 25 janar.

Shpenzimet e rrugës do të u refundohen në vlerë prej biletës kthyese të autobusit nga qyteti i cili vini deri në Bujanoc.

Për cdo pytje jam në disponimin tuaj.

Përzemërsisht,
Marjan Maruna
060 6840 607
Programme assistant