Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR MEDIA - 31.08.2018.

31. gusht 2018.

Ju ftojmë që të hënën më 3 shtator, nga ora 12 e 30 minuta, të merrni pjesë në ndarjen e artikujve dhe çantave shkollore falas për nxënësit e klasave të para në Preshevë.

Artikujt dhe çantat shkollore falas do t`i dorëzoj Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në shkollën fillore „Vuk Karaxhiq“ (BL Stacioni Hekurudhor) në ora 12:30.

Në ora 13:00, janë paraparë deklaratat për media.

Në ndërtesën e komunës së Preshevë, në ora 13:25, kryetari i Trupit Koordinues do të takohet me Armend Aliun, zëdhënës i kryetarit të komunës.

Është paraparë inçizimi i fillimit të takimit, ndërsa deklaratat për media në ora 14:15.

Kryetari i Trupit Koordinues pas takimit në ora 14:40, do të shkoj në shkollën fillore „Ibrahim Kelmendi“, ku për nxënësit e klasave të para do të shpërndaj çantat dhe artikujt shkollor.

Në ora 15:10, janë paraparë deklaratat për media.

Edhe këtë vit Trupi Koordinues ka siguruar falas çantat dhe artikujt shkollor për të gjithë nxënësit e klasave të para në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Në këto tri komuna këtë vit klasën e parë e ndjekin 899 nxënës.