Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR MEDIA - 29.09.2016.

29. shtator 2016.

Ju ftojmë që të premten, më datë 30 shtator, ora 12 e 40 minuta, në ndërtesën e komunës së Bujanocit në zyrën e Trupit Koordinues, të përcillni takimin e punës në mes kryetarit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq dhe shefit të sektorit të dytë të operacioneve të Delegacionit të Unionit Europian, Shtefan Hudolin.

Në këtë vizitë do të marrë pjesë edhe Grem Tyndal, menaxher i PROGRES-it Europian dhe Marko Vujaçiq, menaxheri nacional i PROGRES-it Europian.

Hudolini gjatë vizitës do të vizitojë projektet të cilat i mbështet financiarisht Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës, përmes programit zhvillimor “PROGRES-i Europian”, të cilat kontribuojnë në zhvillimin e infrastrukturës, inkurajimin e konkurencës së ekonomisë lokale dhe hapjen e vendeve të reja të punës, si dhe avansimin e inkluzionit social dhe menaxhimit të mirë.

Kameramanëve dhe fotoreporterëve do t`iu mundësohet inçizimi i fillimit të takimit, ndërsa deklaratë për media në ora 13 e 20 minuta do të jap kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq.