Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR MEDIA - 27.03.2018.

27. mars 2018.

Ju ftojmë që të mërkurën, më 28 mars, në ora 12, në zyrën 130, (në katin e parë), hyrja lindore në Pallatin Serbia, të merrni pjesë në fillimin e seancës së Kryesisë së Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Përveç kryetarit të Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, nënkryetarit të Trupit Koordinues, Sime Gazikaloviq dhe drejtoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues, Daniela Nenadiq, në senacë do të marrin pjesë kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, kryetarët e kuvendeve komunale Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Sami Salihu, Adnan Salihu dhe Milisav Miletiq, si edhe deputetët popullor Nenad Mitroviq dhe Fatmir Hasani.

Në seancë të Kryesisë së Trupit Koordinues do të duhej që të bëhet marrëveshja e ndarjes së mjeteve buxhetore për këto komuna, ndërsa do të bisedohet edhe për temat tjera aktuale.

Për mediat është paraparë inçizimi dhe deklaratat e të pranishmëve në fillim të seancës së Kryesisë së Trupit Koordinues.

Mediat e interesuara janë të obliguara që të dërgojnë akreditimin në e-mailin: tamara.milosevic@kt.gov.rs