Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR MEDIA - 25.10.2019.

25. tetor 2019.

I ftojmë të gjithë përfaqësuesit e mediave që të hënën, më 28 tetor, në ora 11:00, të vijnë në hapësirat e Trupit Koordinues në komunën e Bujanocit (kati i 3), rr. Karagjorgje Petroviq nr. 115, dhe të marin pjesë në takimin e kryetarit të Trupit Koordinues Zoran Stankoviq me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Serbi Tomas Shib.

Është paraparë inçizimi i fillimit të takimit, ndërsa pas përfundimit të takimit në ora 11:45, janë planifikuar deklaratat për media.

Në ora 15:00, kryetari i Trupit Koordinues do të marrë pjesë në Konferencën „Jugu i Serbisë dhe Unioni Evropian – sfidat në rrugë“, në organizim të Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Bujanoc, në Hotelin Rozafa, dhe me këtë rast do t`i drejtohet të pranishmëve.

Në ora 16 janë paraparë deklaratat për media.