Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR MEDIA - 24.03.2015

24. mars 2015.

Ju ftojmë që të enjten, më 26 mars, në ora 9 e 15 minuta të merrni pjesë në vizitën e  kryetarit të Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, vizitë e cila do t`i bëhet komunës së Preshevës.

Në ora 9 e 15 minuta kryetari i Trupit Koordinues do të takohet me kryetarin e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafën.

Në ora 9 e 45 minuta janë paraparë deklaratat për media.

Në ora 10, kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq dhe kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa do të arrijnë në bashkësinë lokale të fshatit Strezoc. Ata do të takohen me kryetarin e kësaj bashkësie lokale dhe me banorët në shkollën fillore, përkatësisht në paralelen e ndarë të shkollës „09 Maji“.

Në ora 11 e 15 minuta janë paraparë deklaratat për media.

Pas këtij takimi në ora 11 e 30 është planifikuar vizita në bashkësinë lokale të fshatit Bukuroc. Takimi me kryetarin e bashkësisë lokale dhe me banorët do të mbahet në shkollën fillore, përkatësisht në paralelen e ndarë të shkollës „Dituria“ nga Corrotica.

Në ora 12 e 45 minuta janë paraparë deklaratat për media.

Pas deklaratave për media, në ora 13 është planifikuar vizita klubit futbollistik në Bukuroc. Kryetari i Trupit Koordinues me këtë rast do të ndaj disa topa futbolli dhe kompletet e pasisjeve për fëmijët të cilët ushtrojnë në këtë klub.

Në ora 13 e 20 minuta janë paraparë deklaratat për media.