Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR MEDIA - 23.08.2018.

23. gusht 2018.

Ju ftojmë që të premten më datë 24 gusht, në ora 12, në sallën 233 (në katin e dytë), hyrja lindore, në Pallatin Serbia, të merrni pjesë në fillimin e seancës së Kryesisë së Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Përveç kryetarit të Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, nënkryetarit të Trupit Koordinues, Sime Gazikaloviq dhe drejtoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues, Daniela Nenadiq, në këtë seancë do të marrin pjesë kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, kryetarët e kuvendeve komunale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si edhe deputetet popullor.

Deklaratat për media janë të parapara në fillim të seancës së Kryesisë së Trupit Koordinues, në ora 12.

Mediat e interesuara duhet ta dërgojnë akreditimin në mejlin: tamara.milosevic@kt.gov.rs