Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR MEDIA 21.11.2017.

21. nëntor 2016.

Ju ftojmë që të martën më 22 nëntor, të përcjellni vizitën që do t`iu bëhet komunave Preshevë dhe Bujanoc, nga ministresha e administratës shtetërore dhe vetqeverisjes lokale, Ana Bërnabiq dhe kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq.

Prej ora 11 deri 11 e 30 minuta në ndërtesën e komunës së Preshevës është paraparë takimi në kabinet me kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi. Pas takimit janë të parapara deklaratat për media për të gjithë pjesëmarrësit e takimit të punës.

Në ora 11 dhe 45 minuta ministresha e administratës shtetërore Bërnabiq dhe kryetari i Trupit Koordinues Stankoviq, do të vizitojnë Qendrën Pranuese për Emigrantë në Preshevë. Në ora 12 e 5 minuta janë të parapara deklaratat për media.

Në ora 12 e 30 minuta në ndërtesën e komunës së Bujanocit do të mbahet takimi me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi. Pas takimit në ora 13 janë të parapara deklaratat për media të ministreshës së administratës shtetërore Ana Bërnabiq, kryetarit të TK-ës Zoran Stankoviq dhe kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

Në ora 13 e 10 minuta do të vazhdoj vizita në firmën „Lagado“, (Karagjorgje Petroviq 175). Pas vizitës në ora 13 e 40 minuta janë të parapara deklaratat për media.

Në ora 13 e 45 minuta do të filloj vizita në Qendrën për Pranim të Emigrantëve në Bujanoc, (isha fabrika e baterive AD „Svetlost“). Në ora 14 janë të parapara deklaratat për media.

Në fund të vizitës ministresha e administratës shtetërore Bërnabiq dhe kryetari i Trupit Koordinues Stankoviq do të marrin pjesë në tribunën e Këshillit për të Drejtat e Njeriur në Bujanoc, e cila do të mbahet në Hotelin „Rozafa“.