Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR MEDIA - 06.09.2016

5. shtator 2016.
Ju ftojmë që të martën më 6 shtator, në ora 11, në Shkollën Fillore “9 Maji” në Leran të komunës së Preshevës, ta përcjellni fillimin e “Angazhimit të përbashkët medicinal” të ekipeve të Ushtrisë së Serbisë, mjekëve nga Akademia Ushtarko-Medicinale dhe Garda Nacionale e Ohajos. 
 
Në këtë ngjarje do të marrë pjesë kryeshefi i Shtabit Gjeneral të Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq, komandanti i Gardës Nacionale të Ohajos, gjeneral-majori Mark Bartman me delegacion, ambasadori i Shteteve të Bashkura të Amerikës, Kajll Skat, ambasadori i Angolës, Zhose Zhao Manuel, kryetari i Vrajës, Sllobodan Millenkoviq, kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, sekretarët shtetëror, deputetët popullor dhe shumë të ftuar të tjerë.  
 
Angazhimi i përbashkët medicinal paraqet asistencën humanitare, përkatësisht kontrollimet falas mjekësore të mjekëve të praksës së përgjithshme, mjekëve pediatër, gjenekologëve, dermatologëve, infektologëve, oftalmologëve, internistëve dhe stomatologëve. Në terren do të jenë edhe ekipet veterinarike dhe ekipet preventivo-medicinale. 
 
Në ora 11 e 45 minuta janë paraparë deklaratat për media.