Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR MEDIA 02.09.2019

2. shtator 2019.

Ju ftojmë që më 4 shtator, ta përcjellni në mënyrë mediale shpërndarjen falas të pajisjeve shkollore dhe çantave për fatosat, të siguruar për këtë vit nga Trupi Koordinues i Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Kryetari i Trupit Koordinues do t'i ndajë personalisht mjetet shkollore dhe çantat për fatosat në komunën e Bujanocit. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe përfaqësues të komunës së Bujanocit.

Në orën 11, në fshatin Zhbevac në Shkollën Fillore “Dragomir Trajkoviq”, kryetari i Trupit Koordinues do t'i shpërndaj fatosave pajisje dhe çanta shkollore.

Njoftimet për shtyp janë planifikuar për ora 11 e 30 minuta.

Pastaj, në orën 13 e 30 minuta, Stankoviq do të shkojë në fshatin Luçan në Shkollën Fillore "Sami Frashëri" dhe do t'u dhurojë fatosave çanta dhe pajisje shkollore.

Pas ndarjes së çantave janë të parapara deklaratat për media.

Trupi Koordinues për 11 vite me rradhë ka siguruar pajisje dhe çanta shkollore falas për të gjithë fatosat nga këto tri komunat.