Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR MEDIA - 01.09.2021.

1. shtator 2021.

Kryetari i Trupit koordinues, Zoran stankoviq, do të qëndroj të ejtën dhe të premtën 02 dhe 03 shtator, në komunat Preshevë dhe Bujanoc.

ejtën 02 shtator në ora 10 në hapsirat e Trupit Koordninues në Bujanoc, do të mbahet takimi me përfaqësuesit serb të partive politike. Pas takimit në ora 11 është paraparë deklaratat për media e Zoran Stankoviqit, kryetarit të Trupit koordinues.

Në 11 e 15 minuta Stankoviqi do të vizitojë shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, ndërsa në 11 e 45 minuta do të jenë deklaratat për media. Më pas kryetari i Trupit koordinues do të vizitojë entin parashkollor “Gëzimi ynë” dhe në 12 e 30 minuta pas vizitës do të jetë deklarata për media.

Të premtën 03 shtator është paraparë qëndrimi në komunën e Preshevës gjatë së cilës Stankoviq do të vizitojë shtëpinë e shëndetit dhe entin parashkollor “8 Marsi” në atë qytet.

Të njëjtën ditë në ora 13:00 në amfiteatrin e Fakultetit ekonomik nga Subotica në Bujanoc do të bëhet shpërndarja e kontratave për mjetet e pakthyeshme për ndërmarrësit. Për pos kryetarit të Trupit koordinues të Qeverisë së Sërbisë, Zoran Stankoviqit në konferencën për media do të prezantojë edhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani dhe kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq si dhe disa përfaqësues të ndërmarrësve të ktyre komunave.

Kryetari i Trupit koordinues gjatë qëndrimit rregullisht do të takohet me kryetarët e komunave Bujanoc dhe Preshevë.