Arkiva e lajmeve
                   

Ftesë për gazetarë: PAJISJE SHKOLLORE FALAS PËR NXËNËSIT E KLASËVE TË PARA NË PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

28. gusht 2009.

BEOGRAD, 28 GUSHT 2009 – Të martën, më 1 shtatorë, një mijë e treqind (1300) nxënës të klasëve të para të shkollave fillore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë do të marrin falas pajisje shkollore në vlerë prej 2 milion e 800 mijë dinarësh. Donacionin e ka siguruar Trupi Koordinues i këtyre tri komunave. Kompleti i pajisjeve shkollore përmbanë çantën shkollore, kutizën për pajisje, gjashtë fletore, bllok për vizatim, vizore, ngjyrat e drurit, logaritësen, gdhendësin, gomën, lapsat grafik dhe kimik. Vlera e një kompleti është 2.100 dinarë.

Kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e njëherit edhe kryetarë i pushtetit lokal dhe vetëqeverisjes lokale, ministri Milan Markoviq së bashku me kryetarët e komunave do t’i dorëzojë këto mjete nxënësve të klasave të para në shkollat fillore  ,,Ibrahim Kelmendi’’ dhe ,,Vuk Karaxhiq’’ në Preshevë si dhe në shkollat fillore ,,Naim Frashëri’’ dhe ,,Branko Radiqeviq’’ në Bujanoc.
Përpos kësaj, ministri Milan Markoviq me përfaqësuesit e pushtetit lokal, në mënyrë solemne do të hapë fillim e rregullimit e zonës qendrore si dhe fillimin e elektrifikimit e një pjese të Bujanocit. Këto projekte finansohen nga Trupi Koordinues për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës si dhe nga Agjensioni Amerikan për zhvillim ndërkombëtarë (USAID).

Plani i vizitës së ministrit Milan Markoviq:
11:00 Preshevë- dorëzimi i mjeteve shkollore nxënësve të SH.F. ,,Ibrahim Kelmendi’’
11:45 Preshevë- dorëzimi i mjeteve shkollore nxënësve të SH.F. ,,Vuk Karaxhiq’’
12:30 Fillimi i punëve në rregullimin e zonës qendrore në Preshevë
13:15 Bujanoc - dorëzimi i mjeteve shkollore nxënësve të SH.F. ,,Naim Frashëri’’
14:00 Bujanoc - dorëzimi i mjeteve shkollore nxënësve të SH.F. ,,Branko Radiqeviq ’’
14:30 Bujanoc – fillimi i projektit ,,Elektrifikimi i sektorit 6’’
Кontakt personi: Nebojsha Andriq tel: 066 389 264.