Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR DORËZIMIN E PROPOZIM PROJEKTEVE NË KUADËR TË PROGRAMIT PËR PËRKRAHJEN E SHOQËRISË CIVILE DHE MEDIAVE NË FUSHËN E INTEGRIMEVE EUROPIANE

25. korrik 2017.

Beograd – Shkolla e Hapur e Beogradit (BOSH) shpallë Ftesë të re për dorëzimin e propozim projekteve në kuadër të Programit përkrahës për shoqëritë civile dhe mediat në fushën e integrimeve europiane. Programi realizohet në kuadër të projektit “Shoqëria civile për avansimin e antarësimit të Serbisë në UE”, të cilin BOSH-i e realizon përmes përkrahjes së Mbretërisë së Suedisë.

Përkrahja për zhvillimin e organizatave partnere të shoqërisë civile dhe mediave nënkupton ndarjen e mjeteve financiare dhe realizohet përmes:

1. Përkrahjes institucionale – përkrahja e mundshme për 4 organizate të shoqërisë civile dhe mediave në vlerë prej 200.000 CEK (kruna suedeze) për një projekt;

2. Përkrahjen projektuese – përkrahja e mundshme për 4 organizate të shoqërisë civile dhe mediave në vlerë prej 150.000 CEK (kruna suedeze) për një projekt;

Afati për paraqitjen e propozim projekteve është deri më 20 gusht.

Informacione shtesë rreth ftesës dhe formularit online janë të qasura në https://transformator.bos.rs/konkurs.html

Burimi: Shkolla e Hapur e Beogradit dhe Trupit Koordinues