Arkiva e lajmeve
                   

FTESË MEDIAVE - 07.12.2012.

7. dhjetor 2012.

Ju ftojmë, që të premten më 7 dhjetor të përcjillni vizitën e 231 nxënësve të shkollave të mesme, bursistë të Shërbimit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të cilët do të fillojnë vizitën në orën 12:00 në Parlamentin popullor të Republikës së Sërbisë.

Bursat, nxënësve të shkollave të mesme, do t'ia dorëzojnë kryetari i këshillit Administrativ të Parlamentit popullor Zoran Babiq, ministri i arsmit, shkencës dhe zhvillimit të teknologjisë, Zharko Obradoviq dhe kryetari i Trupit Koordinues për komunat preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq.

Pas dorëzimit të bursave do të vijojë shëtitja nëpër Parlamentin e Sërbisë, pastaj dhe shëtitja nëpër Kuvendin Komunal, ku bursistët do t'i presë anëtarj e Kuvendit komunal Milena Biqanin dhe sekretarja për shkollimin dhe mbrojtjen e fëmijëve, Lilana Jovçiq.

Pastaj bursistët do të vizitojnë Muzeun e historisë së Jugosllavisë dhe Beli dvor (Pallatin e bardhë).

Ju lutemi të gjitha mediave të cilat janë të interesuara të akreditojnë ekipet për këtë ngjarje në bazë të rregullave të cilat vlejnë në Kuvendin popullor dhe Kuvendin Komunal të Beogradit. Bashkangjitur do të gjeni edhe agjendën e ngjarjes.

T'ju përkujtojmë që Trupi Koordinues kishte hapur konkurs për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesmë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Përparësi gjatë ndarjes së bursave kanë pasur nxënësit pa njërin apo pa të dy prindërit. Në përputhje me këtë, janë ndarë 231 bursa në shumë prej 6.000,00 dinarësh në muaj deri në fund të vitit shkollor, përkatësisht deri në qershor të vitit 2013. Ky është viti i katërt që Trupi Koordinues ndan bursa nxënësve nga këto komuna në jugun e Sërbisë.

Trupi Koordinues organizon vizitën në Beograd  si shpërblim shtesë këtyre nxënësve.

Agenda