Arkiva e lajmeve
                   

FTESA PUBLIKE PËR PJESËMARRJE NË PUNËTORINË RAJONALE “CONNECTING NEIGHBOURS 2019) (AFATI: 23 SHTATOR 2019)

17. shtator 2019.
Organizatat e shoqërisë civile, njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe përfaqësuesit e institucioneve kulturore, arsimore dhe shkencore nga territori i Republikës së Serbisë janë të ftuar të regjistrojnë përfaqësuesit e tyre për pjesëmarrje në punëtorinë rajonale „Connecting Neighbors 2019“.

Aplikimet duhet të dërgohen në mënyrë elektronike jo më vonë se të hënën, 23 shtator 2019, në adresën e mëposhtme të emailit: elena.todorovic@civilnodrustvo.gov.rs.

Punëtoria është e organizuar nga Zyra për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile të Qeverisë së Republikës së Serbisë, si pikë kontakti kombëtar për programin e Bashkimit Evropian "Evropa për Qytetarët dhe Qytetaret" në Serbi.

Punëtoria mbahet në Sarajevë nga 22 deri në 24 tetor 2019, me qëllim të promovimit dhe inkurajimit të një qasje regjionale për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, veçanërisht përmes Programit të Evropës për Qytetarët dhe Qytetaret e BE-së.

Punëtoria është gjithashtu një mundësi për t'u njohur me aktorët e tjerë rajonal, për të shkëmbyer njohuri dhe për të shkëmbyer ide dhe praktika të mira. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë për të krijuar partneritete brenda rajonit, si dhe për të konceptuar dhe zhvilluar së bashku idetë e projektit.

Organizatorët janë në gjendje të mbulojnë shpenzimet e akomodimit dhe udhëtimit (transporti minibus dhe 2 net në Sarajevë) për deri në 10 pjesëmarrës, siç do të zgjidhen nga kjo ftesë publike.

Informacionet më të hollësishme në lidhje me punëtorinë, formularin e aplikimit dhe agjendën mund t`i gjeni në

 http://civilnodrustvo.gov.rs/vest/evropa-za-građane-i-građanke:-javni-poziv-za-učešćee-na-regionalnoj-radionici-connecting-neighbors-2019.37.html?neësId=1101 

Burimi: Zyra për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile e Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Trupi Koordinues