Arkiva e lajmeve
                   

FTESA PUBLIKE PËR DORËZIMIN E KËRKESAVE PËR VETQEVERISJET LOKALE PËR NDARJEN E PJESËS SË MJETEVE NGA FONDI BUXHETOR PËR PROGRAMIN E VETQEVERISJES LOKALE

27. shkurt 2018.

Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetqeverisjes Lokale ka shpallur konkurs për ndarjen e mjeteve për realizimin e këtyre qëllimeve:

1. Pjesëmarrja në sigurimin e pjesëve që mungojnë të mjeteve në vlerën e plotë apo të pjesëshme të projekteve të reja apo të përfundimit të projekteve të filluara të cilat financohen nga buxheti i vetqeverisjes lokale, me rëndësi të posaçme për zhvillimin ekonomik lokal, investimet dhe punësimin e në njësitet e vetqeverisjes lokale, në të cilat marrin pjesë: projeketet infrastrukturore të vetqeverisjeve lokale (ndërtimi i infrastrukturës komunale, punimet në objektet-ndërtesat e vetqeverisjes lokale, punimet në objektet e shkollave, punimet në objektet e institucioneve parashkollore, punimet në objektet e kulturës, punimet në objektet sportive, punimet në sheshet dhe parqet e qyteteve, punimet në ndriçimin publik dhe kamerave vëzhguese dhe punimet në objeketet e tregjeve.

2. Ofrimi i ndihmës financiare, teknike dhe ndihmave tjera për qëllim të sjelljes më të shpejtë dhe më kualitative të e-upravës dhe teknologjive modern informative për qëllim të avansimit dhe modernizimit të punës së organeve të njësive të vetqeverisjes lokale, si edhe kushteve teknike për lidhjen elektronike me organet tjera shtetërore dhe organizatat.

3. Ofrimi i ndihmës së njësive të vetqeverisjeve lokale në organizatat kulturore, sportive dhe turistike, si edhe manifestimet tjera të cilat kanë rëndësi të posaçme për qytetarët në territorin e saj, si edhe qasje adekuate nëpër institucionet publike të personave me nevoja të posaçme.

Afati për dorëzimin e kërkesave për ndarjen e mjeteve është 20 ditë nga dita e publikimit të ftesës në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë”. Kërkesa për ndarjen e mjeteve dorëzohet në formularin e duhur. Sëbashku me kërkesën dorëzohet duhet të dorëzohet edhe dokumentacioni i caktuar në këtë ftesë publike. Kërkesa për ndarjen e mjeteve me dokumentacionin përkatës dorëzohet në këtë adresë:

Ministria për Administratë Shtetërore dhe Vetqeverisjes Lokale, Komisioni për Realizimin e procedurave dhe konfirmimin për ndarjen e mjeteve 11000 Beograd, Birçaninova 6.

Informacionet shtesë rreth konkursit dhe të gjitha foramularët e nevojshme mund t`i merrni në këtë link http://mduls.gov.rs/konkurs-za-dodelu-sredstava-za-lokalne-samouprave.php

Informacionet e nevojshme për pjesëmarrje në ftesën publike mund t`i merrni edhe në numrin e telefonin në Ministrinë e Administratës Shtetëore dhe Vetqeverisjes Lokale, Sektori për Sistemin e Vetqeverisjeve Lokale: 011/3060-101; 011/3060-107 dhe 011/3060-119.

Burimi: Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetqeverisjes Lokale dhe Trupi Koordinues