Arkiva e lajmeve
                   

FTESA PUBLIKE E FONDIT PËR RUAJTJEN E TRASHËGIMISË KULTURORE PRANË AMBASADËS SË SHBA-SË NË REPUBLIKËN E SERBISË

14. dhjetor 2016.

Beograd – Ftesa publike ka për qëllim ruajtjen e rëndësive kulturore apo objekteve historike apo kulturore të rëndësisë për ruajtjen trashëgimisë kulturore të Serbisë. 

Kush mund të aplikojë: organizatat joqeveritare të regjistruara në territorin e Republikës së Serbisë, muzetë, Ministria e Kulturës, apo institucionet dhe organizatat e ngjajshme të cilat janë në gjendje të tregojnë që kanë përvoj të nevojshme apo kapacitetet për menaxhimin e projekteve për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në bashkëpunim me autoritetet nacionale kulturore në vend.

Propozim projektet mund t’i përkasin këtyre fushave:

Trashëgimisë kultuore: Këtu mund të përfshihem, por nuk është e kufizuar në objektet dhe lokalitetet historike, monumentet, lokalitet arkeologjike etj. Propozimet në këtë kategori mund të përfshijnë, si psh. restaurimin një objektit historik, hulumtimet arkeologjike si planin komponent të ruajtjes, planifikimin e menaxhimit të ruajtjes së lokalitetit apo dokumentacionit për nevojat e ruajtjes së lokalitetit.

•Lëndët dhe koleksionet të cilat i takojnë muzeve, lokaliteteve kultoror/historike apo institucioneve të ngjajshme. Këtu përfshihen lëndët arkeologjike dhe etnografike, pikturat, skulpturat, dorëshkrimet, koleksionet fotografike dhe filmike, si edhe aktivitetet e përgjithshme të ruajtjes së muzeve. Propozimet në këtë kategori mund të përfshijnë, si psh. konzervimin i cili i përket objektit, mbledhjen e lëndëve; vlerësimin e nevojave të koleksionit apo gjendjen e saj, strategjinë për përmirësimin e gjendjes së ruajtjes; përshkrimin e koleksioneve për nevojat e ruajtjes; krijimin e rrethit të sigurt për  ruajtje apo eskpozimin e koleksioneve; apo trajnimet e specializuara për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e koleksioneve.

• Format e shprehjes tradicionale kulturore: Kjo i përket muzikës tradicionale, ritualeve/traditave, diturive, gjuhëve, valleve, dramës dhe zanateve. Propozimet në këtë kategori mund të përfshijnë dokumentimin dhe inçizimin audio-vizuel të formave tradicionale muzikore dhe të valleve, si pjesë e shprehjes tradicionale dhe krijimin e qasjes së informacioneve dhe inçizimeve apo ndihmës për trajnim në ruajtjen e artit tradicional apo zanateve me të cilët rrezikohet shuarja e tyre.

Vlera e mjeteve të pakthyeshme: 10.000 –75.000 USD

Afati për paraqitjen e propozim projekteve: 20 dhjetor 2016.

Informacionet shtesë dhe dokumentacioni: https://serbia.usembassy.gov/us-ambassadors-fund-for-cultural-preservation.html

Burimi: Ambasada e SHBA-së në Republikën e Serbisë dhe Trupi Koordinues