Arkiva e lajmeve
                   

FTESA PËR NDARJEN E MJETEVE NGA FUSHA E MBROJTJES SË FAMILJES, FËMIJËVE DHE MBROTJES SOCIALE

29. nëntor 2016.

Beograd – Për qëllim të avansimit të sistemit të mbrojtjes sociale në Republikën e Serbisë, Ministrisë për Punë, Punësimit, çështjeve Sociale dhe Veterane ofron përkrahje për aktivitetet projektuese të cilat kanë qëllim:

1. Organizimi i manifestimeve educative, kulturore, arsimore dhe sportive, të cilat kontribuojnë zhvillimit psikologjik dhe fizik të zhvillimit të fëmijëve, përmirësimit të kualitetit të rritjes dhe socializimit të tyre, posaçërisht fëmijët me pengesa intelektuale dhe invaliditet, fëmijët pa përkujdes prindëror dhe fëmijët nga familet e rrezikuara sociale;

2. Avansimi i kushteve material dhe teknike të punës së organizatave të cilat merren me mbrojtjen e familjes dhe fëmijëve, problemin e dhunës dhe abuzimit në familje përmes ofrimit të shërbimeve të ndryshme të grave dhe fëmijëve – viktimave të dhunës në familje;  
 

3. Aktivitetet humanitare, kulturore dhe arsimore, educative për qëllim të mbrojtjes, përkrahjes dhe ofrimit të ndihmës për personat me invaliditet dhe personave nga grupet e familjeve të rrezikuara sociale dhe grupeve tjera të margjionalizuara.

Afati për dorëzimin e dokumentacionit është 30 nëntor 2016. Rrethi i aplikantëve përfshin shoqatat.

Për më shumë informacione dhe dokumentet e duhura janë në adresën http://www.minrzs.gov.rs/cir/konkursi    

Burimi: Ministria për Punë, Punësimit, çështjeve Sociale dhe Veterane dhe Trupi Koordinues