Arkiva e lajmeve
                   

FTESA PËR FINANSIMIN E AKSIONVE DHE INICIATIVAVE LOKALE

25. janar 2016.

Beograd – Grupi punues për sigurinë e të rinjëve i Organizatës Kulmore të të Rinjëve të Serbisë (KOMS), ka shpallur konkurs për finansimin e iniciativave lokale për përmirësimin e sigurisë të të rinjëve dhe ngritjen e kulturës së sigurisë të rinjëve në 12 qytetet dhe komunat e Serbisë. Ftesa është e hapur deri më 30 janar.

Të drejtë pjesëmarrje kanë të rinjëet e moshës 15 deri 30 vjeçare. Në konkurs mund të paraqiten shoqëritë e të rinjëve, shoqatat për të rinjët dhe grupet joformale rinore të përbëra nga më së paku pesë anëtarë, si dhe parlamentët e nxënësve dhe studentëve, sekcioneve të ndryshme rinore dhe grupet tjera të të rinjëve nga territori i Vërbasit, Somborit, Suboticës, Novi Sadit, Beogradit, Bujanocit, Vrajës, Leksocit, Lozincës, Novi Pazarit, Surdulicëa dhe Uzhicëa.

Aksionet kreative ose iniciativat duhet të jenë në kuadër të njërës nga gjashtë temave: situatat e vlefshme, sigurisë ekologjike, sigurisë shëndetësore, dhunës, sigurisë dhe komunikacinit dhe sigurië në internet.

Aktivitetet do të realizohen në periudhën prej 6 deri 6 mars 2016.

Të gjitha harxhimet e iniciativave lokale do të paguhen përmes llogarisë së Organizatë Kulmore të të Rinjëve të Serbisë, direkt nga ofruesit e shërbimeve. Vlera e njërës iniciative lokale mund të jet deri më 90.000,00 dinarë.

Informacionet e detajuara rreth konkursit, kushteve të pjesëmarrjes, si dhe formularin aplikues mund t`i gjeni në ueb faqen e Organizatës në fjalë http://www.koms.rs

Konkurset realizohen në kuadër të projektit “Përtëritja!” – Idetë e reja e të rinjëve për pozitën më të mirë të të rinjëve”, përmes ndihmës finansiare të Ministrië së Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Serbisë.

Burimi: Organizata Kulmore  e të Rinjëv të Serbisë dhe Trupi Koordinues