Arkiva e lajmeve
                   

FTESA E SHOQATËS SË GRAVE TË BIZNESIT NGA BUJANOCI

13. maj 2015.

Në kuadërt të projektit Fuqizimi i grave të Bujanocit dhe Preshevës për t’u marrë me ndërmarrësi dhe kooperativë, Shoqata e grave të biznesit nga Bujanoci në partneritet me komunën e Bujanocit për arsye të hulumtimit rreth pozitës së grave në tregëti dhe zhvillimin e sipërmarrësisë në komunat Bujanoc dhe Preshevë.

Me këtë inciativë Shoqata dëshiron t`i ndihmoj grave të pa punësuar nga Bujanoci dhe Presheva që:

-          që të përfitojnë njohuri rreth  ndërmarrësisë dhe kooperativës, si mundësi punësimi

-          që të mësojnë mundësitë e përkrahjes dhe financimit për zhvillimin e biznesit vetanak

-          që të njoftohen me përvojat e grave të suksesshme afariste.

Po nëse dëshironi t`a provoni se a janë sipërmarrësia apo koperativa shansi Juaj, se a keni preference dhe aftësi që këso binznese, po nëse keni ide për fillim të biznesit tuaj apo dëshironi atë t`a bëni përmes shoqërimit, lajmërohuni të marrni pjesë në këto trajnime.

Me plotësimin e pyetësorit mund të paraqiteni për trajnim, ndërsa pyetësorin mund t`a dorëzoni çdo ditë pune prej ora 10 deri 15, në zyrat e Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal (ZZHEL) në komunën e Bujanocit dhe Preshevës. Afati për paraqitje është deri më ditën e premte, më 22 maj. Në bazë të paraqitjeve të arritura do të kryhet zgjedhja e kandidatëve të trajnimit.

Kandidatet më të suksseshme të trajnimit mund të fitojnë mjete në pikëpamje të pajisimit për fillimin e biznesit individual.

Informacionet shtesë mund t`i merrni duke thirrur në numrat e telefonave në vazhdim:

- Për Bujanoc,  017 654 517, Fazila Azemoviq, ZZHEL Bujanoc

- Për Preshevë,     017 669 110, Ilir Sadriu,   ZZHEL Preshevë

Projekti Fuqizimi i grave të Bujanocit dhe Preshevës për t`u marr me sipërmarrësi dhe kooperativë e finanson Unioni Europian, Qeveria e Zvicrrës dhe Qeveria e Republikës së Serbisë përmes programit të PROGRES-it Europian.