Arkiva e lajmeve
                   

FORTUNA FRUIT KA SHPËRNDARË NJË MIJË PAKO NDIHME HUMANITARE

26. mars 2020.

Medvegjë -  Pronari i Fortuna Fruit, Lubisha Stefanoviq nga Leskoci , ka përgatitur dhe shpërndarë një mijë pako ndihme për të gjitha fermat me të cilat ai ka bashkëpunim biznesi. Paketat u shpërndanë familjeve në Medvegjë, Vllasotinc, Cërna Trav dhe në territorin e komunës Lebanit në fshatrat Klajiq,Vranovc,Popovc dhe Grgurovc.

"Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Fortuna Fruit ka vendosur të ndihmojë furnizuesit dhe kultivuesit e mjedrës me të cilët kemi punuar për vite me radhë. Çdo  fermë bujqësore  ka marrë një paketë ushqimore. Ne kemi shpërndarë një mijë pako,"tha Lubisha Stefanoviq pronari i Fortuna Fruit. Stefanoviç tha se ka 17  punëtorë me marrëdhënie të punës në kohë të përhershme plus punëtorë sezonalë, dhe se asnjë prej punëtorëve për shkak të situatës aktuale nuk është dhe nuk do të pushohet nga puna.

"Për momentin ne i respektojmë të gjitha masat e përcaktuara   por nëse situata aktuale në lidhje me koronavirus përkeqësohet, unë jam i gatshëm t'i dërgoj punëtorët e mi në pushime për 30 ditë" tha Sefanoviq.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues