Arkiva e lajmeve
                   

FORCIMI SISTEMIT TË ODËS RAJONALE

13. qershor 2014.

Bujanoc – Oda Ekonomike Rajonale e Leskocit ka hapur zyrën e vet në Bujanoc, qëllim i së cilës është mundësimi i kontakteve më të mira të biznismenëve nga kjo zonë me biznismenët në rajon, si dhe t’i ndihmojë në zgjidhjen e problemeve të zhvillimit në firmat e tyre.

Në komunën e Preshevës dhe Bujanocit egziston numër i madh i biznismenëve dhe sipërmarrje private të vogla të cilat janë në përgjithësi në margjinat ekonomike. Për atë kërkohet qasja sa më e madhe e sipërmarrjeve të vogla nga Presheva dhe Bujanoci në sistemin e odës rajonale, për qëllim të lehtësimit të qasjes së tyre në treg dhe avansimin e bashkëpunimit të ekonomisë rajonale.

90 përqind e firmave private në Bujanoc dhe Preshevë nuk ka më shumë se dy deri në tre punëtorë. Oda mund t’i ndihmojë këtyre bizneseve mundësinë për pjesëmarrje falas në panarie, ofrimin e ndihmës rreth krijimit të planeve biznesore, dhënien e udhëzimeve për fitimin e stimulimeve shtetërore, subvensioneve dhe kredive. Oda mund që t’i bëhet urë deri në tregun e jashtëm, përmes qasjes së tyre në përfaqësimin e ekonomisë rajonale. Këto janë supozimet për rimëkëmbje dhe fuqizim të bizneseve në këto dy komuna të pazhvilluara, të cilat mund të mundësojnë punësimin e shumë punëtorve tek sipërmarrësit e vegjël privat.

Në Preshevë dhe Bujanoc pa punë janë rreth 11.000 persona.

Burimi: Rishikimi Ekonomik dhe Trupi Koordinues