Arkiva e lajmeve
                   

FONDI PËR ZHVILLIM KA MIRATUAR 265 KREDI NË VLERË PREJ 1,99 MILIARDË DINARË PËR SANIMIN E DËMËVE NGA COVID - 19

18. qershor 2020.

Beograd - Bordi i Drejtorëve të Fondit të Zhvillimit miratoi 265 kërkesa për kredi në shumën totale prej 1.99 miliardë dinarë, është publikuar në faqen e internetit të këtij institucioni republikan.

Nga numri i përgjithshëm, 246 kredi janë për personat juridikë dhe sipërmarrës për likuiditet bazuar në mbështetje financiare në kushtet e shkaktuara nga pandemia COVID-19 në shumën totale prej 1.78 miliardë dinarë.

Janë miratuar 15 kredi në shumën totale prej 106.5 milion dinarë për likuiditetin e subjekteve ekonomike që merren me turizëm, hotelieri dhe trafik të udhëtarëve, për shkak të pasojave të COVID-19.

Fondi i Zhvillimit aprovoi gjithashtu tre kredi investimesh nga Programi i Inkurajimit për Zhvillimin e Sipërmarrjes në shumën totale prej 77.7 milion dinarë dhe 20 milion fonde të pakthyeshme, si dhe një kredi investimi afatgjatë prej 30 milion dinarë.

Burimi: RTV, Dnevnik, biznis.rs dhe Trupi Koordinues