Arkiva e lajmeve
                   

FONDACIONI TRAG KA SHPALLUR KONKURS PËR ÇMIMIN E 14-TË VIRTUS PËR FILANTROPI

29. janar 2021.

Fondacioni Trag ka shpallur konkurs për çmimin vjetor VIRTUS i katërmbëdhjeti me radhë për filantropi. Ky konkurs synon t'u japë mirënjohje bamirësve,individëve, si dhe kompanive dhe ndërmarrjeve, të cilët gjatë vitit paraardhës mbështetën ata që kishin më shumë nevojë për ndihmë.

Çmimi VIRTUS për vitin 2020 jepet me mbështetjen financiare të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në kuadër të Projektit për përmirësimin e kuadrit të dhënies, si dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Fondit të Demokracisë Ballkanike.

 “Ideja e njerëzimit është një pjesë integrale e qenieve tona dhe kështu është e endur në segmente të ndryshme të jetës sonë private dhe të biznesit. Ne gjithmonë e gjejmë forcën shtytëse për vepra të mira në dëshirën për të ndihmuar dhe për të kontribuar në përmirësimin e jetës në komunitetin përreth nesh. Në kohën e krizave të mëdha, siç është COVID-19, bamirësia ka një rëndësi të veçantë. Prandaj, Fondacioni Trag dëshiron të nxjerrë në pah kompanitë dhe ndërmarrjet që janë përkushtuar veçanërisht për të riparuar efektet e pandemisë, individë që kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të minimizuar efektet e krizës në bashkësitë e tyre, por edhe ata që vazhduan të investojnë në zgjidhje afatgjata të problemeve në bashkësitë e tyre dhe të promovojnë vlera pozitive në shoqëri me punimet e tyre filantropike” tha Marija Mitroviq, drejtoresha e filantropisë dhe partneriteteve në Fondacionin Trag. Ajo u bëri thirrje qytetarëve, organizatave jofitimprurëse, mediave, agjencive të PR dhe marketingut, si dhe kompanive për të nominuar kandidatë për Çmimin VIRTUS dhe shtoi: "Njerëzit e mirë dhe kompanitë e përgjegjshme janë rreth nesh, na ndihmoni t'i njohim, t'i paraqesim para publikut dhe t'i shpërblejmë ".

Çmimi VIRTUS për vitin 2020 do të jepet në 5 kategori kryesore:

• Çmimi kryesor për kontributin e ndërmarrjes në nivel kombëtar

• Çmim për kontributin  ne bashkesi lokale në të cilin operon kompania

• Çmim për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

• Çmim për partneritet afatgjatë midis biznesit dhe sektorit jofitimprurës

• Çmim për kontribut individual në filantropi

Emëroni kompani, biznese dhe dashamirës nga ambienti juaj të cilët kanë mbështetur iniciativat e mira të publikut në mënyrën më afatgjatë dhe më efektive gjatë vitit të kaluar!

Thirrja për aplikime është e hapur deri më 25 shkurt 2021. Fituesit e çmimeve VIRTUS për vitin 2020 do të shpallen në fillim të majit.

Më shumë informacion mbi propozimet e konkursit, kategoritë e çmimeve, mënyrën e aplikimit dhe përbërjen e jurisë së çmimeve mund të gjenden në www.tragfondacija.org/virtus-nagrada.

Burimi: Fondacioni Trag dhe Trupi Koordinues