Arkiva e lajmeve
                   

FLUKSI I EMIGRANTËVE NUK NDALET

22. shtator 2015.

Preshevë – Në Preshevë, në 24 orët e fundit kanë arritur më shumë se 4.000 refugjatë nga shetet e Lindjes së Afërt, ndërsa kompetentët kanë apeluar për ndihmë në veshje dhe mbathje të nxehtë.

Sekretari i Kryqit të Kuq në Preshevë, Ahmet Halimi, thotë se për shtatë ditët e ardhshme ushqim dhe sende tjera të nevojshme ka mjaftueshëm, mirëpo janë të nevojshme veshjet e nxehta dhe mbathjet e reja.

„Me UNHCR-në dhe Karitasin kemi siguruar ushqim të mjaftueshëm...ndërsa janë të nevojshme mbathjet dhe veshjet e reja dhe të nxehta“, ka thënë Halimi.

Refugjatët deri në Preshevë vijnë përmes fushës së Miratocës, në të cilën hyjnë përmes Maqedonisë. Ndërsa çdo ditë arrijën në grupe prej dhjetra deri në qindra persona, mirëpo në Preshevë mbahet shkurt – që të regjistrohen dhe pak të pushojnë, por ka edhe të tillë që menjëherë vazhdojnë rrugën në drejtim të Beogradit dhe kufijve verior të Serbisë.

Unioni Europian (EU) sot në Qendrën për Pranim në Preshevë ka dërguar 900 batanije, 700 komplete mbulesa dhe 350 jastëka, duke vazhduar kështu shpërndarjen e ndihmave, ka njoftuar EU info center.

Siç thuhet në kumtesë, kjo është vazhdueshmëri e ndihmës e cila vjen në kuadër të programit të Progresit Europian në vlerë prej 240.000 euro, prej të cilës Delegacioni EU-së e finanson 78 përqin të ndihmës, ndërsa Qeveria e Zvicrrës 22 përqind.

Ndihma është e dedikuar për zgjidhjen e problemeve urgjente të refugjatëve, siç janë mjetet për mbeturina, furnizimi me ujë dhe nevoja sanitare të cilat janë identifikuar në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, Punësimit dhe çështjeve Veterane e Sociale dhe Komesariatit për Refugjatë.

Burimi: Beta, Telegraf dhe Trupi Koordinues